Delegation of the European Union to Albania

07/16/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/16/2024 09:40

Toka Jonë (Our Land) mbjell pemë në tokat e sekuestruara në Yzberish

PRINTO

Toka Jonë (Our Land) mbjell pemë në tokat e sekuestruara në Yzberish

COSV Albania në bashkepunim me Agjencine e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe me mbeshtetjen e Delegacionit të BE në Shqipëri, organizuan të premten 12 Korrik aktivitetin e parë të projektit TOKA JONË , pranë Njësise Administrative nr 14. në Tiranë, që synon rijetëzimin e tokave bujqësore te konfiskuara.

TOKA JONË është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim mbështetjen e sipërmarrjes sociale përmes ripërdorimit të tokave të konfiskuara dhe promovimit të bujqësisë sociale në bashkinë Tiranë dhe Durrës. Projekti zbatohet nga COSV si partner udhëheqës, në partneritet me institucionet shtetërore shqiptare, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme, përmes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Ndonëse në vitet e fundit ka filluar ripërdorimi i pronave të konfiskuara, është hera e parë që në Shqipëri punohet me tokat bujqësore për t'i shndërruar ato në sipërmarrje sociale.

AAPSK ka vendosur në dispozicion të projektit tre asete, dy në Yzberish dhe një në Shijak, të cilat u janë dhënë në përdorim, nënëpermjet skemës së nën-granteve tre organizatave lokale të cilat do të zbatojnë projektet e tyre, përkatësisht Fondacioni Jocselyn në bashkëpunim me Diakonia Agapes, Lëvizja Ecovolis dhe ADAD Malore.

Në fjalën e tij, Z. Erion Ricku - Përgjegjes i Sektorit te Marrëdhenieve me Institucionet dhe Çështjeve Ligjore pranë Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara vuri theksin te angazhimin i këtij insitucioni për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të rikthyer pasuritë në shërbim të publikut, duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji Nr. 10 192. 'Ky moment shënon një hap të madh përpara dhe është një dëshmi e fuqisë së ligjit dhe drejtësisë. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë rrugë, duke siguruar që çdo pasuri e konfiskuar të shndërrohet në një burim që do të sjellë përfitime reale për shoqërinë.'

Më tej Z. Razvan Ghitescu, Manaxher i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruralë, pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri vlerësoi rëndësinë e projektit si një mënyrë për të rritur përfshirjen e të rinjve të komnunitetit dhe ekspozimit të tyre ndaj mundësive të reja socio-ekonomike. Me tej Z. Ghitescu solli në vëmendje vlerën simbolike që ky projekt përfaqëson. 'Ky është një projekt shumë simbolik. Ai përfaqëson një fillim dhe - nëse është i suksesshëm - një model për t'u ndjekur në të gjithë vendin! Një tokë e keqe përfundimisht bën që një pemë të vdesë. Po kështu, krimi i organizuar rrënon shoqërinë, shtyp dhe krijon varfëri për shumicën.

Një pemë mund të japë fruta vetëm nëse i ka rrënjët në tokë të mirë. Për shoqërinë tonë, ajo tokë e mirë përbëhet nga edukimi i mirë dhe vlerat morale të rrënjosura te fëmijët tanë. Një kopshtar kujdeset për pemët e tij dhe nuk i lë barërat e këqija të ngatërrohen dhe ta mbysin. Kopshtari i shoqërisë është sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.

Bashkimi Evropian qëndron krah popullit shqiptar në dërgimin e një mesazhi të fortë se krimi i organizuar nuk do të tolerohet dhe aktivitetet e paligjshme nuk do të jenë fitimprurëse për ata që janë të përfshirë në të.

Ai e mbylli fjalën e tij duke shprehur besimin në rolin që ka shoqëria dhe shteti ynë në krijimin e modelve pozitive:

Ne kemi besim te populli shqiptar, duke filluar nga banorët në Yzberish, në shoqërinë civile dhe në qeverinë e këtij vendi që të vazhdojnë t'u mësojnë fëmijëve se ndershmëria dhe puna e palodhur vlen të respektohet. Se njerëzit e ndershëm nuk mund të tremben nga keqbërësit. Se shteti do të mbrojë gjithmonë të pafajshmit dhe do të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin.

Znj. Isijda Sinjari, Drejtoreshë Kombëtare e COSV në Shqipëri, organizata që drejton zbatimin e projektit Toka Jonë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërsinstitucionale mes intitucioneve publike si në nivel qëndror dhe lokal, organizatave të shoqësirsë civile dhe komunitetit.

Znj. Sinajri ndau me të pranishmit eksperiencën e organizatave partnere të cilat vijnë me një ekspertizë shumë vjecare në menaxhimin e sipërmarrjeve sociale dhe të bujqësisë: 'Projekti zbatohet nga një konsorcium mes COSV në Shqipëri, Konsorciumi Kombëtar i Solidaritetit Social Gino Matereli (CGM), të cilët kanë një eksperiencë 37 vjecare në mbështetjen e nevojave të komunitetit për të nxitur zhvillimin ekonomik nëpërmjet modelve të sipërmarrjes sociale. Në mbështetje te tyre vjen një tjetër konsorcium italian, La Rada. Ndërkohë në Shqipëri partneri ynë është Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural (ANRD) të cilët kanë në fokus të punës së tyre zhvillim rural të qëndrueshem.

Mbjellja e pemëve në tokat e sekuestruara në Yzberish, shënjoi jo vetëm hapin e parë në rijetëzimin dhe rritjen e vlerës së këtyre aseteve por edhe ndergjegjesimin drejt krijimit të një kulture komunitare që promovon zhvillimin social dhe ekonomik duke pasur qasje të drejtë dhe ligjore. Projekti Toka Jonë synon të adresojë prioritetet kombëtare për ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara si një zgjidhje efektive për fuqizimin e organizatave jofitimprurëse kombinuar me forcimin e agjencive relevante shqiptare dhe njësive të qeverisjes vendore. Vlera totale e projektit është afërsisht 400,000 EUR, nga të cilat, BE-ja bashkëfinancon 380,000 EUR.