ProCredit Bank ShA

09/30/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/30/2024 07:28

Çka i bën kartelat ProCredit miqësore me mjedisin

Në vazhdimësinë e nismave që synojnë të bëjnë ndryshimin për një të ardhme më të gjelbër, Banka ProCredit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm me lansimin e kartelave të reja që në thelb kanë dashurinë për mjedisin.
Duke frymëzuar inovacion dhe përvojë të thjeshtësuar bankare, kartelat përveç se janë shumëfunksionale duke u mundësuar klientëve pagesa kudo në botë, përveç faktit të pamohueshëm të dizajnit të tyre modern, kartelat veçohen edhe nga procesi i prodhimit dhe rrugëtimit deri tek klientët. Në çdo hap, ky proces është në harmoni me mbrojtjen e mjedisit.

Si? Lexo më poshtë!

Materiale organike

Kartela jote e re ProCredit prodhohet nga materiale organike. Duke zgjedhur këto kartela, ti kontribuon në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe uljen e ndikimit të plastikës dhe substancave të dëmshme në mjedis.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të bankës për të ulur përdorimin e plastikës si dhe materialeve të tjera që mbesin në mjedis si ndotës për qindra vite me radhë.
Një kartelë e tillë, shoqëruar me praktikat ekologjike që i ndjek banka, të bëjnë pjesë të një komuniteti që nis ndryshimin drejt një të ardhmeje më të pastër për gjeneratat e ardhshme!

Transporti i qëndrueshëm

Një nga mënyrat më efektive për të reduktuar ndikimin tonë në mjedis është edhe përmes transportit miqësor për mjedisin.
Banka ProCredit është kujdesur që transportin e kartelave të reja tek të gjithë klientët, përfshirë ty, të bëhet përmes veturave elektrike. Këto vetura nuk emetojnë gazra të dëmshme, pra reduktojnë ndotjen e ajrit dhe përmirësojnë cilësinë e tij. Ato nuk as prodhojnë zhurmë, duke e shmangur ndotjen akustike. Kështu, ato kontribuojnë në mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Zarfet nga materiali i ricikluar

E për ta kompletuar procesin miqësor ndaj mjedisit, kartela jote e re të vjen në zarf të prodhuar nga materiali i ricikluar i cili ndihmon në promovimin e ciklit të riciklimit dhe uljen e nevojës për burime të reja natyrore për prodhimin e materialeve.
Kjo kartelë inovative është krijuar për të të ndihmuar ty, si klient i Bankës ProCredit, të bësh zgjedhje më të qëndrueshme dhe të kontribuosh në mbrojtjen e planetit.


Hap llogari, merre kartelën e re!
Zbulo të ardhmen e financave të tua me kartelat tona miqësore për mjedisin!
Përveç se i jep ngjyrë përditshmërisë, kartela jote e re është krijuar për të përmirësuar udhëtimin tënd financiar.

Hap një llogari sot dhe depono, tërhiq dhe transfero më lehtë se kurrë më parë.

Lehtë për ty!