Ministry of Health - Republic of Albania

06/24/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/24/2024 11:08

Ministrja Koçiu vizitë në QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh

Mbylle
Font Resize
A-A+
Lundro me butonin Tab
Contrast
Choose color
blackwhitegreenblueredorangeyellownavi
Gjej Linket
Clear cookies
Ndrysho Ngjyrat e Imazheve (Invert)
Mbylle
Kërko
facebooktwitter
Regjistrohu me E-mail për të rejat e fundit nga Ministria.
Jeni regjistruar me sukses!
Adresa E-mail*
Menu
.
FillimiLajme


Postuar më: 24/06/2024

Ministrja Koçiu vizitë në QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh

+ -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT).

Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu është takuar me ekipin mjekësor për të diskutuar mbi përmirësimet dhe zhvillimet e fundit në shërbimet shëndetësore të ofruara nga ky institucion.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se pacientët nga e gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë të kryejnë koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës në QSUT, shërbime të cila po ofrohen prej disa ditësh.

Ky shërbim, i cili është kyç për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, më parë ishte i ndarë mes Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë "Shefqet Ndroqi", Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Rikthimi i këtij shërbimi për qytetarët do të lehtësojë aksesin dhe shpejtësinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për koronarografi, duke reduktuar kështu kohën e pritjes dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Shërbimi i Urgjencës në QSUT ofron shërbime për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.

© Ministria e Shëndetësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.