Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A.

07/11/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/11/2024 07:29

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA MBESHTET ZHVILLIMIN E TURIZMIT ME € 2 MILION FINANCIME PER FLOTAT E MAKINAVE ME QIRA

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA MBESHTET ZHVILLIMIN E TURIZMIT
ME € 2 MILION FINANCIME PER FLOTAT E MAKINAVE ME QIRA
  • Individë
  • Lajme
  • MBESHTESIM ZHVILLIMIN E TURIZMIT ME € 2 MILION FINANCIME

11.07.2024

Intesa Sanpaolo Bank Albania konfirmon angazhimin e fortë për të nxitur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri duke mbështetur bizneset vendase dhe ndërkombëtare me zgjidhje financiare që synojnë të krijojnë një përvojë më të mirë për numrin në rritje të vizitorëve në vend.

Kompanitë e makinave me qira janë bërë aktorë të rëndësishëm në industrinë e turizmit, duke u ofruar turistëve fleksibilitetin dhe lirinë që ata dëshirojnë gjatë eksplorimit të një destinacioni. Aksesueshmëria dhe lëvizshmëria e brendshme janë ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe ka nevojë që ato të përmirësohen që të ofrojnë zgjidhje më efikase.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështeti me mbi 2 milionë euro financim markat kryesore ndërkombëtare dhe vendase që operojnë në sektorin "Rent a Car" në Shqipëri. Këto investime synojnë të rrisin avantazhin konkurrues për kompanitë e makinave me qira dhe të ofrojnë një përvojë të përmirësuar turistike.

Këto financime u përdorën për Leasing (qira financiare) e 130 automjeteve, duke modernizuar flotat e makinave me qira. Një fokus i veçantë iu kushtua opsioneve miqësore me mjedisin, me një rritje të konsiderueshme të automjeteve elektrike dhe hibride. Qiraja Financiare mundëson një flotë më moderne për kompanitë me qira, përmirësim të shërbimit ndaj klientit dhe tarifa edhe më të ulëta të qirave për shkak të ekonomisë të shkallës dhe promovimit në zgjidhjet e financimit ESG, duke tërhequr turistë që duan transport të besueshëm dhe komod gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Duke i dhënë përparësi automjeteve elektrike dhe flotës hibride tërhiqen turistë të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe kontribuohet në një mjedis më të shëndetshëm dhe praktika të qëndrueshme turistike.