ProCredit Bank ShA

06/21/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/21/2024 02:41

ProCredit më afër Mitrovicës!

Banka ProCredit tashmë zyrtarisht e pranishme në qytetin e bukur
të Mitrovicës! Me 4 qershor 2024 u shënua hapja e shumëpritur e
degës së re, në një atmosferë të ngrohtë festive mes klientëve,
stafit dhe partnerëve të bankës, të përcjellë nga tingujt e lehtë të
kitarës.

Në një lokacion shumë të përshtatshëm afër Urës së Ibrit, pika e
re ka dizajn modern dhe Zonë Digjitale 24/7 me teknologjinë e
fundit bankare, që e bën shumë të lehtë shërbimin ndaj klientëve.
ATM-të në këtë zonë mundësojnë tërheqje, deponime, pagesa
komunale, pagesa faturash, mbushje telefoni dhe shumë e shumë
shërbime të tjera inovative.Shoqëruar nga ekipi profesional i
këshilltarëve të cilët ofrojnë zgjidhje të personalizuara varësisht
nga kërkesat e klientëve, kjo degë sjell për mitrovicasit një frymë
të re se si bankojnë!

Kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana,
përuroi pikën më të re të bankës me një fjalim dedikuar klientëve,
ku shprehu entuziazmin e bankës rreth pranisë së shtuar fizike në
qytetin e Mitrovicës. Sipas tij, kjo prani forcon edhe më tej cilësinë
e shërbimeve lokale, krah për krah me shërbimet tejet të
avancuara digjitale që tashmë janë pjesë e gamës së mundësive
që ProCredit-i u ofron klientëve të vet.

Banka ProCredit vazhdon zgjerimin e saj përmes shërbimeve
inovative digjitale si dhe këshillimit të personalizuar ndaj klientëve,
duke ofruar gatishmëri nga 09:00 deri në 16:30 për çdo kërkesë
tuajën, kurse shërbimet brenda zonës 24/7 janë të qasshme gjatë
të gjithë kohës.
Për më shumë informata rreth shërbimeve të Bankës ProCredit,
vizitoni faqen zyrtare: procreditbank-kos.com.
Lehtë për ty!