Ministry of Defence - Republic of Albania

11/06/2024 | Press release | Distributed by Public on 11/06/2024 07:20

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu në Ministerialin për Evropën Juglindore, mbajtur në Tiranë

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu në Ministerialin për Evropën Juglindore, mbajtur në Tiranë


e mërkurë, 06 nëntor 2024 14:10

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu në Ministerialin për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial - SEDM), mbajtur në Tiranë në datat 05 - 07 nëntor 2024.

Të nderuar kolegë ministra,
të nderuar gjeneralë,
zonja dhe zotërinj,
më lejoni edhe njëherë të shpreh kënaqësinë për organizimin e këtij ministeriali në Tiranë për këtë vit, veçanërisht në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global.

Është padyshim një mund mundësi për të përçuar mesazhin e qartë se në qëndrojmë bashkë në ndërveprim me njëri -tjetrin për t'iu bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta konveksionale dhe atyre hibride, me të cilat po përballemi.

Ministeriali i SEDM rikthehet në Tiranë, në një proces ku ka nisur në fakt 28 vite më parë dhe besoj se pavarësisht dinamikave dhe zhvillimeve në mjedisin gjeopolitik dhe atë strategjik të sigurisë ndër vite, objektivat dhe arsyet e themelimit të kësaj iniciative mbeten ende relevante, konkretisht bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimi në strukturat euroatlantike qëndrojnë padyshim të vlefshme edhe sot.

Për Shqipërinë ky bashkëpunim qëndron një busull orientuese drejt një familje demokratike me vlera të shëndosha dhe padyshim ne, në mënyrën e bashkëpunimit që kemi thelluar ndër vite, kemi arritur të mbajmë gjithashtu larg ambiciet dhe ndërhyrjet e aktorëve dashakeqës, që mund të minojnë kursin euroatlantik të vendeve dhe rajonit tonë.

Pikërisht Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme, siç janë A5 - Karta e Adriatikut, Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosurat të vendeve të rajonit dhe padyshim edhe ky ministerial, që është një pikë tjetër kulmore.

Gjithashtu, fakt është se kthjelltësia dhe angazhimi ynë politik është institucional dhe ushtarak në mbështetje të agjendës së NATO dhe BE, nuk mund të vendoset në dyshim veçanërisht për rritur qëndrueshmërinë kombëtare, forcuar mbrojtjen kolektive dhe frenuar ambiciet e aktorëve të tretë, të cilët vazhdojnë në mënyrë brutale dhe veçanërisht, Rusia ndaj Ukrainës dhe popullit të saj të pafajshëm.

Gjithashtu qasja jonë për të shumëfishuar interesat dhe qëllimet e aleatëve në rajon është e dukshme me vendosjen në dispozicion të aseteve dhe infrastrukturës kombëtare; mund të përmend këtu Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri dhe sigurisht kemi një bashkërendim shumë pozitiv së fundmi me disa kolegë, që janë këtu sot dhe dua ta falënderoj dhe Angelin, së fundmi, për pëfshirjen e tij në iniciativën për Korridorin 8 dhe lëvizshmërinë ushtarake me gjithë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe detare, siç do të jetë edhe Porti i ri ushtarak i Porto Romanos.
Në të njëjtën linjë vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah më partnerët tanë në mbrojtjes së paqes, sigurisë dhe prosperitetit prandaj dhe vajzat dhe djemtë e FA ndodhen sot në Republikën e Kosovës, në Bosnje, në Letoni, në Bullgari, në Irak, në detin Mesdhe në Egje, më konkretisht, Sudanin e Jugu dhe Sinai.

Të nderuar pjesëmarrës,
gjej rastin të falënderoj kryetarin e Sekretariatit, znj. Simona Cojocaru dhe stafin e saj për kryesimin e kësaj iniciative si dhe për bashkëpunimin me stafin tim për të kthyer këtë ministerial në një mundësi ndërveprimi.

Në mbyllje dua të ndaj me ju një citim, që gjendet lehtë online dhe pa autor, por që na pëlqeu kur po përgatisnim këtë ministerial: "If you want to go fast, go alone, if you want to go far go together!" Indeed we can go forward more together, në këtë kuptim mendoj se është kthyer në domosdoshmëri një bilanc dhe një vlerësim i qartë se çfarë kemi arritur dhe çfarë jo.

Besoj se prej vitesh jemi në disa bisedime për të rivlerësuar mënyrën sesi ky ministerial mund të bëhet më relevant, mënyrën se si SEEBRIG mund të bëhet me relevant dhe besoj se është mundësia sot që t'i shtrojmë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të sinqertë të gjitha opsionet për të mundësuar veçanërisht që ky ministerial të mbetet një format relevant dhe SEEBRIG, pse jo, të gjejë hapësira të reja të dobishme për të bashkërenduar me Aleancën.