IFC - International Finance Corporation

08/20/2024 | Press release | Distributed by Public on 08/20/2024 03:09

IFC dhe SECO bashkëpunojnë me Bankën Qendrore të Kosovës për të avancuar shërbimet financiare digjitale

Prishtinë, Kosovë, 20 Gusht 2024-IFC ka nënshkruar një marrjëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për të zhvilluar dhe zgjeruar shërbimet financiare digjitale në vend. Kjo iniciativë është pjesë e një angazhimi më të gjerë të IFC-së për të forcuar ekosistemin financiar të vendit dhe për të përmirësuar qasjen në shërbimet financiare dhe rritjen ekonomike. Kosova është vendi i parë që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndër katër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në projekt.

IFC, në partneritet me Sekretariatin Zviceran për Çështje Ekonomike SECO, do të ndihmojë BQK-në në zbatimin e reformave kyçe në sektorin financiar, përfshirë projekt-ligjin për shërbimet e pagesave, dhe do të promovojë iniciativat e bankimit te hapur. Këto angazhime janë të dizajnuara për të krijuar një mjedis rregullativ më mbështetës, duke lejuar pjesëmarrësit në tregun financiar në Kosovë të zhvillojnë produkte dhe shërbime inovative për të përmbushur nevojat e individëve dhe bizneseve.

Qëllimet e projektit përfshijnë promovimin e qasjës në financa duke shtyrë investimet në bankingun digjital, fintech, financat e integruara, si dhe investimet nga fonde te ndryshme dhe investime ne kapital privat. Projekti fokusohet në reforma të politikave dhe infrastrukturës dhe gjithashtu të lehtësojë financimin prej 45 milionë dollarësh nga IFC dhe investitorë privatë për banka, institucione mikrofinanciare dhe fintech në gjithë rajonin.Këto përpjekje pritet të lehtësojnë qasjen e bizneseve dhe konsumatorëve në një gamë të gjerë shërbimesh financiare dixhitale,në Kosovë.

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, tha: "Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm përpara në planin dhe objektivat tona strategjike për të avancuar digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së tregut, për të rritur qasjen në financa dhe për të promovuar edukimin financiar. Jemi mirënjohes për mbështetjen e IFC-së dhe besojmë se ky bashkëpunim do të jetë thelbësor për avancimin e ekosistemit tonë financiar dixhital që nxit inovacionin duke ruajtur standarde të qëndrueshme rregullative".

Bashkëpunimi gjithashtu përfshinë inciativat për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve: IFC do të ofrojë trajnime për punonjësit e BQK-së mbi praktikat më të mira globale në financat digjitale, duke ndihmuar që korniza rregullative e vendit të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nxitur inovacionin dhe besimin në sistemin financiar.

"Transformimi digjital krijon mundesi të reja për zhvillim, për ngritje te kapaciteteve institucionale, dhe inovacion. Gjithashtu, përshpejton reformat kritike dhe rritë transparencën dhe llogaridhënien. Zvicra e mbështet Kosovën në këto përpjekje", tha Jean Christophe Favre, Udhëheqës i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Zyrën për Bashkëpunim të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë. "Programi i Shërbimeve Financiare Dixhitale i implementuar nga IFC, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, synon të promovojë qasjen në financa duke avancuar themelet e financave dixhitale, duke inkurajuar zgjidhje inovative dhe teknologji financiare dhe duke nxitur gjithëpërfshirjen. Nga kjo do të përfitojnë sektori privat dhe publik, si dhe populli i Kosovës".

"Transformimi dixhital është një gur themel i strategjisë ekonomike të Kosovës dhe shërbimeve financiare dixhitale të përballueshme janë thelbësore për promovimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe reduktimin e varfërisë", tha Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. "Duke shfrytëzuar ekspertizën tonë globale, IFC është e përkushtuar të mbështesë Bankën Qendrore të Kosovës në ndërtimin e një sektori financiar dinamik dhe konkurrues që mund të nxisë një rritje gjithëpërfshirëse."

Reth IFC-së
IFC - anëtare e Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh zhvillimor global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Ne punojmë në më shumë se 100 vende, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Gjatë vitit fiskal 2024, IFC-ja ka derdhur shifrën rekord prej 56 miliardë dollarë amerikanë për kompani private dhe institucione financiare në vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat, dhe mobilizuar kapitalin privat për të krijuar një botë pa varfëri në një planet të jetueshëm. Për më shumë informata, vizitoni www.ifc.org.

Qëndroni të lidhur meIFC në media sociale

Rreth SECO
Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) është qendra e ekselencës së qeverisë federale për të gjitha çështjet thelbësore që lidhen me politikën ekonomike dhe të tregut të punës. Qëllimi i tyre është të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme ekonomike, punësimin e lartë dhe kushte të drejta pune, duke krijuar kuadrin e nevojshëm rregullativ, ekonomik dhe të politikës së jashtme. SECO ka mbështetur dhe financuar gjithashtu programe dhe projekte të zhvillimit ekonomik në Kosovë që nga viti 1998. Për më shumë informacion,vizitoni:
www.fdfa.admin.ch/countries/kosovo/en/home.html https://www.seco-cooperation.admin.ch/en.