BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo

10/25/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/25/2024 06:50

Guvernatori Ismaili takon Zëvendëskryeekonomist...

25/10/2024

[Link]

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), takoi Zëvendëskryeekonomistin e BB-së, z. Ayhan Kose.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi z. Kose lidhur me aktualitetet e sektorit financiar, qëndrueshmërinë e sektorit dhe reformat e ndërmarra nga BQK-ja për avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative në funksion të rritjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare, digjitalizimit, zgjerimit të përfshirjes financiare.

U diskutuan lidhur me aspekte që lidhen me publikimet dhe punën kërkimore ndërlidhur me ekonominë dhe sektorin financiar, me theks në analizë sektoriale që mund të kontribuojë në vendimmarrje të bazuar në të dhëna. Për këtë, do të shqyrtohen mundësitë për punë të përbashkët në shqyrtimin e çështjeve sipas fushave të përgjegjësisë respektive.

Guvernatori Ismaili gjithashtu e falënderoi z. Kose për mbështetjen e vazhdueshme të BB-së ndaj BQK-së dhe shprehu gatishmërinë e tij për të qenë të përfshirë në projekte që kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve njerëzore në profile të veçanta dhe të nevojshme për sektorin financiar.