Ministry of Defence - Republic of Albania

09/06/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/06/2024 06:35

Iniciativa e Evropës Juglindore (SEEBRIG) shënon 25-Vjetorin e Themelimit

Iniciativa e Evropës Juglindore (SEEBRIG) shënon 25-Vjetorin e Themelimit


e premte, 06 shtator 2024 14:34

Fotogaleria

Iniciativa e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nismë rajonale e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore (SEDM) ka shënuar 25 - Vjetorin e Themelimit të saj, në një ceremoni, të organizuar në bazën ushtarake të Kumanovës "Boro Menkov", në Maqedoninë e Veriut.

Brigada e Evropës Juglindore drejtohet prej gushtit të vitit të kaluar nga Shqipëria, pikërisht nga gjeneral brigade Bilbil Bitri. Ky është mandati i dytë që kryesohet nga vendi ynë, që nga themelimi i kësaj iniciative dhe do të zgjasë deri në vitin 2026.

Brigada e Evropës Juglindore vijon të dëshmojë se është një mekanizëm jashtëzakonisht i vlefshëm për promovimin e sigurisë rajonale, besimin dhe ruajtjen e bashkëpunimit ushtarak midis shteteve anëtare.

Me pjesëmarrjen aktive në këtë projekt tejet të rëndësishëm në fushën e Mbrojtjes mes vendeve të Evropës Juglindore, Shqipëria ka treguar përkushtimin se synon të ruajë frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit për një zhvillim paqësor të rajonit.