Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

08/20/2024 | News release | Distributed by Public on 08/20/2024 18:15

P/Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, thelbësor për avancimin e prioriteteve të MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përfunduar draftin dhe ka publikuar për konsultim publik projektligjin "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, dhe Sekretari i Përgjithshëm Armand Skapi, në prononcimet për median janë ndalur në ndryshimet e propozuara në projektligjin e ri.

Zv. Ministrja Fino deklaroi se ka qenë e nevojshme të bëhet një rishikim i të gjithë kuadrit të plotë ligjor për Shërbimin e Jashtëm, duke theksuar se edhe situata gjeopolitike ka ndryshuar që nga miratimi i ligjit aktual në 2015.

"Një risi tjetër vjen edhe si një përgjigje e një thirrjeje gjatë këtyre 10 viteve të fundit nga ekspertë, nga shtetas shqiptarë të cilët punojnë apo kanë punuar me Organizatat Ndërkombëtare dhe të cilët duan të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm, dhe kjo është një risi e këtij projektligji që do ti japë mundësinë që të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm nëse duan për të sjellë ekspertizën e tyre", u shpreh ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, Armand Skapi, theksoi se praktika e mandatit 4-vjeçar e cila është propozuar në projektligjin e ri, është më efektive duke i dhënë mundësi diplomatëvë të performojnë më mirë në vendin pritës.

"Duke përcaktuar mandatin fiks 4-vjeçar, diplomati në krye të mbarimit të mandatit përgatitet për të marrë një detyrë tjetër, ose në një vend tjetër, dhe ky rinovim mandati ndodh vetëm një herë dhe për një vend tjetër, ose kthim në MEPJ ose në institucione të tjera ku diplomati ka punuar më përpara", u shpreh ai.

Sipas tij, në tërësinë e vet projektligji përpiqet të reflektojë jo vetëm nevoja por edhe problematikat aktuale që janë evidentuar në implementimin e ligjit aktual.

Të dy zyrtarët theksuan se në krijimin e projektligjit të ri janë marrë komentet nga të gjithë diplomatët e MEFA por dhe të Misioneve, si dhe janë parë dhe vlerësuar disa modele të diplomacisë apo të Shërbimit të Jashtëm të disa vendeve të ndryshme të BE por edhe shtete të cilët kanë shërbime të ngjashme me Shqipërinë.

Konsultimi single