ProCredit Bank ShA

10/14/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/14/2024 03:12

Hap llogari biznesi në ProCredit, 12 muaj mirëmbajtje pa pagesë

Me një nismë për t'ua lehtësuar kompanive udhëtimin e tyre financiar, ProCredit ofron 12 muaj mirëmbajtje pa pagesë për çdo llogari të re të biznesit. Kjo ofertë vlen deri në fund të vitit 2024. Kjo ofertë u mundëson bizneseve të përqendrohen në operacionet e tyre të përditshme biznesore, pa bartur shqetësime për pjesën financiare.

Lexo më poshtë për të mësuar në detaje përfitimet për llogarinë tënde të biznesit në ProCredit.

Këshilltar personal për biznesin tënd
Në Bankën ProCredit, çdo klient biznesi ka një këshilltar personal financiar. Ky këshilltar sigurohet që biznesi yt të marrë zgjidhje të personalizuara, bazuar në nevojat e tua specifike, duke të ofruar udhëzime profesionale për gjithçka: nga kërkesat e përditshme rutinore të biznesit, deri tek planifikimi financiar afatgjatë.
Pavarësisht nëse biznesi juaj sapo ka filluar, apo është i konsoliduar, të kesh një këshilltar që i kupton industrinë dhe qëllimet e tua, mund të sjellë ndryshim të madh dhe të japë shtysë të fortë financiare drejt zgjerimit dhe suksesit të biznesit.

Shërbime moderne dhe inovative
Përveç një viti pa tarifë mirëmbajtjeje, Banka ProCredit ofron edhe një sërë shërbimesh moderne për të plotësuar nevojat e bizneseve të sotme. Shumica e këtyre shërbimeve është përshirë në këtë pako mujore.
Suksesi i biznesit tënd kërkon menaxhim të lehtësuar të financave. Shfrytëzo shërbimin e-Banking dhe qasu përmes kompjuterit në llogarinë tënde bankare dhe menaxho financat e biznesit direkt pa humbur asnjë sekondë të kohës tënde. Të gjitha transaksionet mund t'i realizosh lehtë dhe shpejt, si dhe me kosto të favorshme.
Një veçori dalluese është shërbimi e-Commerce, që ta mundëson t'i digjitalizosh produktet apo shërbimet e biznesit tënd, duke u mundësuar klientëve të tu të blejnë nga shtëpia e tyre, ndërsa ti si biznes i pranon dhe i menaxhon pagesat e klientëve në kohë reale.
Në ProCredit, biznesit tënd i ofrojmë edhe shërbimin mPOS, ku telefoni celular kthehet në terminal POS, duke ta bërë të mundur pranimin e pagesave të sigurta në terren apo dyqan. Kjo zgjidhje e thjeshtë për t'u përdorur lehtëson transaksionet në lëvizje, duke iu garantuar bizneseve fleksibilitet në menaxhim të transaksioneve dhe klientëve të vet. Një tjetër mundësi shumë e mirë për bizneset, përveç kartelës së debitit që të mundëson pagesa kudo në botë, është edhe kartela e kreditit, e cila i lejon biznesit ekstra limit shpenzues në llogarinë bankare, qasje në mbi 1,200 zona "LoungeKey" të aeroporteve në të gjithë botën, pagesa në internet, rezervime të hoteleve, vetura me qira etj.
Me këto mjete financiare moderne, Banka ProCredit po e dëshmon veten vazhdimisht si një partner financiar me vizion për të ardhmen e bizneseve kosovare.


Produkte të financimit për investime afatgjate dhe te qëndrueshme
Banka ProCredit nuk përqendrohet vetëm në zgjidhjet e përditshme bankare, por gjithashtu i ndihmon bizneset të bëjnë investime të zgjuara për të ardhmen. Një ofertë veçanërisht tërheqëse është kredia për investime në panele solare, një zgjedhje e zgjuar për bizneset që duan të ulin kostot e energjisë dhe të kenë ndikim pozitiv në mjedis. Me këto oferta, Banka ProCredit synon t'i fuqizojë bizneset që të investojnë në teknologji dhe strategji që rrisin efikasitetin, zvogëlojnë shpenzimet dhe kontribuojnë në qëndrueshmëri.
Tani është momenti i duhur për të përfituar nga kjo ofertë unike dhe për ta vendosur biznesin tënd në rrugën e suksesit financiar. Apliko online sot!