Results

National Bank of the Republic of Macedonia

10/12/2024 | Press release | Archived content

Kryesuesi i EBA-së: Kombinimi i masave të Bankës Popullore dhe bankave të tjera qendrore ka dhënë fryte

Shkup, 12 tetor 2024

Kombinimi i shtrëngimit të masave monetare dhe makroprudenciale, e cila u zbatua nga Banka Popullore, si bankat e tjera qendrore, është i nevojshëm si përgjigje e presioneve inflacioniste me të cilat jemi përballur së fundmi, theksoi Hose Manuel Kampa, kryesues i Bordi Europian të Bankave ‒ EBA, në intervistë për "Nezavisen".

Kryesuesi Kampa vë në dukje se bankat qendrore në mbarë botën, duke përfshirë edhe BE-në, kanë adoptuar këtë qasje të dyfishtë për të garantuar stabilitetin financiar. "Duke rritur normat e interesit, bankat qendrore përballen drejtpërdrejt me inflacionin, ndërsa masat makroprudenciale, të tilla si rritja e kërkesave për kapital ose testimi i stresit, i ndihmojnë bankat të jenë rezistente përballë goditjeve ekonomike" tha Kampa dhe thekson se duhet të arrihet ekuilibër midis ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe garantimit që sektori bankar të mund të mbështesë në mënyrë adekuate ekonomitë tona. "Masat makroprudenciale janë garanci që bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të mbuluar humbjet nga kreditë me probleme dhe ruajtja e fluksit të kredisë, e cila ka rëndësi të madhe për rimëkëmbjen ekonomike", theksoi Kampa.

Kryesuesi i EBA-së thekson se masat e vendosura dhanë fryt pasi pati rënie të inflacionit nën objektivin prej 2% në BE. "Edhe pse kjo është shenjë pozitive, ne duhet të jemi të kujdesshëm. EBA-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me bankat qendrore dhe autoritetet qeveritare për të vlerësuar ndikimin e këtyre masave dhe për të siguruar që sektori bankar është edhe rezistent dhe i aftë për të mbështetur ekonominë e gjerë", theksoi Kampa.

Bordi Europian të Bankave (EBA,- European banking authority) është organ i pavarur i BE-së roli i të cilit është të mbrojë integritetin dhe shkallën e sektorit bankar të BE-së për të mbështetur stabilitetin financiar në BE. Kryesuesi i EBA-së, Hose Manuel Kampa, ishte pjesëmarrës në Konferencën e dhjetë ndërkombëtare të Bankës Popullore, në të cilën temë qendrore ishte puna e bankave qendrore në kushtet aktuale të pasigurisë.

  • A+
  • A-

INFLACIONI

LISTA E KURSIT TË KËMBIMIT

Shteti

Valuta

Kursi mesatar në denarë

UEM
EUR

61.4950

SHBA
USD

57.9213

Britania e Madhe
GBP

74.2379

Zvicra
CHF

65.7419

Më shumë

LISTA E KURSIT TË KËMBIMIT

për periudhë: 13.11.2024- 13.11.2024

Shteti Shifra Valuta Njësia valutore Kursi për blerje në denarë Kursi mesatar në denarë Kursi për shitje në denarë
UEM 978 Euro EUR 1 NaN 61.4950 NaN
SHBA 840 Dollari Amerikan USD 1 NaN 57.9213 NaN
Britania e Madhe 826 Pondi Britanik GBP 1 NaN 74.2379 NaN
Zvicra 756 Franga Zviceriane CHF 1 NaN 65.7419 NaN
Suedia 752 Korona Suedeze SEK 1 NaN 5.3279 NaN
Norvegjia 578 Korona Norvegjeze NOK 1 NaN 5.2387 NaN
Japonia 392 Jeni Japonez JPY 1 NaN 0.3756 NaN
Danimarka 208 Korona Daneze DKK 1 NaN 8.2443 NaN
Kanada 124 Dollari Kanadez CAD 1 NaN 41.5535 NaN
Australia 036 Dollari Australian AUD 1 NaN 37.9458 NaN
Bullgaria 975 Leva Bullgare BGN 1 NaN 31.4424 NaN
Republika Çeke 203 Korona Çeke CZK 1 NaN 2.4220 NaN
Hungaria 348 Forinta Hungareze HUF 1 NaN 0.1497 NaN
Polonia 985 Zloty Polonez PLN 1 NaN 14.1358 NaN
Rumania 946 Lei Rumun RON 1 NaN 12.3576 NaN
Turqia 949 Lira Turke TRY 1 NaN 1.6846 NaN
Rusia 643 Rubla Ruse RUB 1 NaN 0.5897 NaN
Brazili 986 Reali Braziljan BRL 1 NaN 10.0595 NaN
Kina 156 Juani Kinez CNY 1 NaN 8.0091 NaN
Hong Kong 344 Dollari i Hong Kongut HKD 1 NaN 7.4462 NaN
Indonezia 360 Rupia Indoneziane IDR 1 NaN 0.0037 NaN
Izraeli 376 Shekeli Izraelit ILS 1 NaN 15.4432 NaN
India 356 Rupia Indiane INR 1 NaN 0.6864 NaN
Korea Jugore 410 Voni Koreanojugor KRW 1 NaN 0.0412 NaN
Meksika 484 Peso Meksikane MXN 1 NaN 2.8414 NaN
Malajzia 458 Ringiti Malajzian MYR 1 NaN 13.0455 NaN
Zelanda e Re 554 Dollari i Zelandës së Re NZD 1 NaN 34.4548 NaN
Filipinet 608 Peso Filipineze PHP 1 NaN 0.9875 NaN
Singapuri 702 Dollari i Singapurit SGD 1 NaN 43.2941 NaN
Tailanda 764 Bahti Tailandez THB 1 NaN 1.6646 NaN
Afrika Jugore 710 Randi Afrikanojugor ZAR 1 NaN 3.2098 NaN
Serbia 941 Dinari Serb RSD 1 NaN 0.5256 NaN

NORMAT BAZË TË INTERESIT TË BANKËS POPULLORE

Instrumenti
Norma e interesit
Bonot e bankës qendrore

5,80%

Kredi njëditore
6,30%
Depozita njëditore
4,20%

Depozitë e disponueshme shtatëditore

4,25%