National Bank of the Republic of Macedonia

10/19/2024 | Press release | Archived content

Viceguvernatorja Nacevska: SEPA mund të sjellë përfitime të shumta për kompanitë

Shkup, 19 tetor 2024

"Dinamika e anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) varet nga shkalla e gatishmërisë së vendeve dhe nga shkalla e përputhsmërisë së kuadrit ligjor kombëtar me legjislacionin europian, për vlerësimin e të cilit është ofruar asistencë teknike nga BankaBotërore.

Në këtë proces, Banka Botërore vlerësoi se vendi ynë, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një shkallë të lartë përputhshmërie me kuadrin ligjor dhe janë tre vendet e para nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bankat qendrore të të cilave, gjatë muajve qershor dhe korrik, kanë paraqitur kërkesa për anëtarësim në Këshillin europian të pagesave. Pritshmëritë janë që të tre vendet kanëmundësi të madhe që së shpejti të anëtarësohen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA)", tha viceguvernatorja e Bankës Popullore, Emilija Nacevska, në një intervistë për emisionin "360 Gradë" në TVM.

Nacevska theksoi se me dorëzimin e kërkesës me të gjithë dokumentacionin përcjellës, që është një paketë e madhe dokumentesh, vendi ynë ka treguar se rregullorja përkatëse europiane është përkthyer në legjislacionin vendas, dhe qasja në sistemin europian të pagesave do të nënkuptojë shfrytëzimin epërfitimevepara se vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

"Anëtarësimi në SEPA është një nga aktivitetet prioritare që mbështetet nga plani më i fundit i rritjes nga Komisioni Europian, qëllimi i të cilit është integrimi i përshpejtuar ekonomik dhe afrimi i rajonit me tregun e përbashkët të BE-së, i cili do t'u mundësojë qytetarëve dhe kompanive që sa më shpejtë t'i ndjejnë dobitë nga anëtarësimi. Anëtarësimi do të reduktojë ndjeshëm kostot e pagesave ndërkufitare në euro, do të sigurojë kushte më të mira për bashkëpunim ndërkombëtar, tregti dhe investime, do të përmirësojë menaxhimin e fluksit të parasë, si dhe qasjen në tregjet e BE-së dhe do të përmirësojë marrëdhëniet me partnerët e biznesit përmes shlyerjes më të shpejtë të pagesave", theksoi viceguvernatorja Nacevska.Ajo gjithashtu theksoi se qëllimi kryesor i SEPA-s është të nxisëkonkurrencën, duke ulur kështu kostot dhe përshpejtimin e pagesave ndërkufitare që do të kryhen brenda një dite, dhe nëse përdoren sistemet e pagesave të menjëhershme - pagesa kryhet brenda pak sekondave.

"Anëtarisimi do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për remitancat, pasi në vendin tonë, edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ato luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, madje duke arritur në 15% të PBB-së. Kostot e kryerjes së remitancave, të cilat janë rreth 6,7% e shumës së transaksionit për momentin, do të përgjysmohen në rreth 3%, dhe në nivel të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të kontribuojë në kursime deri në gjysmë miliardë euro. Priten gjithashtu kursime të konsiderueshme për kompanitë. Sipas një studimi të Bankës Botërore që analizon kostot e kryerjes së pagesave nga kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, një pagesë prej 5000 eurosh nga një kompani në Ballkanin Perëndimor për një kompani në BE është 10 herë më e shtrenjtë se një pagesë ndërmjet kompanive në BE.Kostot në kahun e kundërt, kur një kompani nga BE-ja kryen pagesa për një kompani nga Ballkani Perëndimor, janë edhe më të larta, pra 12 herë krahasuar me rastin kur pagesa bëhet ndërmjet kompanive nga BE-ja. Shpenzimet për pagesat e shumave më të mëdha janë edhe më të larta", theksoi viceguvernatorja Nacevska. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, anëtarësimi në SEPA mund të zvogëlojë ekonominë gri për 2 p.p. në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksoi Nacevska.

Përfshirja në SEPA është prioritet për Bankën Popullore dhe institucionet tjera të përfshira në këtë proces, theksoi Nacevska dhe do të mundësojë përshpejtimin e integrimit komercial dhe financiar të vendit në BE dhe rritje më të lartë ekonomike.

  • A+
  • A-

INFLACIONI

LISTA E KURSIT TË KËMBIMIT

Shteti

Valuta

Kursi mesatar në denarë

UEM
EUR

61.4950

SHBA
USD

57.9213

Britania e Madhe
GBP

74.2379

Zvicra
CHF

65.7419

Më shumë

LISTA E KURSIT TË KËMBIMIT

për periudhë: 13.11.2024- 13.11.2024

Shteti Shifra Valuta Njësia valutore Kursi për blerje në denarë Kursi mesatar në denarë Kursi për shitje në denarë
UEM 978 Euro EUR 1 NaN 61.4950 NaN
SHBA 840 Dollari Amerikan USD 1 NaN 57.9213 NaN
Britania e Madhe 826 Pondi Britanik GBP 1 NaN 74.2379 NaN
Zvicra 756 Franga Zviceriane CHF 1 NaN 65.7419 NaN
Suedia 752 Korona Suedeze SEK 1 NaN 5.3279 NaN
Norvegjia 578 Korona Norvegjeze NOK 1 NaN 5.2387 NaN
Japonia 392 Jeni Japonez JPY 1 NaN 0.3756 NaN
Danimarka 208 Korona Daneze DKK 1 NaN 8.2443 NaN
Kanada 124 Dollari Kanadez CAD 1 NaN 41.5535 NaN
Australia 036 Dollari Australian AUD 1 NaN 37.9458 NaN
Bullgaria 975 Leva Bullgare BGN 1 NaN 31.4424 NaN
Republika Çeke 203 Korona Çeke CZK 1 NaN 2.4220 NaN
Hungaria 348 Forinta Hungareze HUF 1 NaN 0.1497 NaN
Polonia 985 Zloty Polonez PLN 1 NaN 14.1358 NaN
Rumania 946 Lei Rumun RON 1 NaN 12.3576 NaN
Turqia 949 Lira Turke TRY 1 NaN 1.6846 NaN
Rusia 643 Rubla Ruse RUB 1 NaN 0.5897 NaN
Brazili 986 Reali Braziljan BRL 1 NaN 10.0595 NaN
Kina 156 Juani Kinez CNY 1 NaN 8.0091 NaN
Hong Kong 344 Dollari i Hong Kongut HKD 1 NaN 7.4462 NaN
Indonezia 360 Rupia Indoneziane IDR 1 NaN 0.0037 NaN
Izraeli 376 Shekeli Izraelit ILS 1 NaN 15.4432 NaN
India 356 Rupia Indiane INR 1 NaN 0.6864 NaN
Korea Jugore 410 Voni Koreanojugor KRW 1 NaN 0.0412 NaN
Meksika 484 Peso Meksikane MXN 1 NaN 2.8414 NaN
Malajzia 458 Ringiti Malajzian MYR 1 NaN 13.0455 NaN
Zelanda e Re 554 Dollari i Zelandës së Re NZD 1 NaN 34.4548 NaN
Filipinet 608 Peso Filipineze PHP 1 NaN 0.9875 NaN
Singapuri 702 Dollari i Singapurit SGD 1 NaN 43.2941 NaN
Tailanda 764 Bahti Tailandez THB 1 NaN 1.6646 NaN
Afrika Jugore 710 Randi Afrikanojugor ZAR 1 NaN 3.2098 NaN
Serbia 941 Dinari Serb RSD 1 NaN 0.5256 NaN

NORMAT BAZË TË INTERESIT TË BANKËS POPULLORE

Instrumenti
Norma e interesit
Bonot e bankës qendrore

5,80%

Kredi njëditore
6,30%
Depozita njëditore
4,20%

Depozitë e disponueshme shtatëditore

4,25%