Ministry of Defence - Republic of Albania

09/06/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/06/2024 11:18

Ministeriali për Mbrojtjen e Ukrainës, ministri Vengu diskuton çështje të rëndësishme me disa homologë

Ministeriali për Mbrojtjen e Ukrainës, ministri Vengu diskuton çështje të rëndësishme me disa homologë


e premte, 06 shtator 2024 19:17

Gjatë Ministerialit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu diskutoi për çështje të ndryshme me interes dypalësh me homologët e Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Letonisë.

Rijetësimi i industrisë ushtarake, një nga pikat qendrore të programit të qeverisë shqiptare, ishte në qendër të bisedimeve me homologët, ndërsa u dakordësuan edhe veprimtari të përbashkëta që kanë lidhje me sigurinë ndërkombëtare në kuadër të NATO.

Me homologun e Kosovës z. Ejup Maqedonci, u ritheksua nevoja e koordinimit në kuadër të iniciativave të sigurisë rajonale me qëllim anëtarësimin dhe përfshirjen më të madhe të Kosovës.

Në takimin me homologun e Maqedonisë së Veriut, biseda e ministrit Vengu u zhvendos te përpjekjet për zhvillimin e Korridorit të 8-të, si një aks me rendësi strategjike për zinxhirët e furnizimit dhe sigurinë e rajonin. Kolegu Misajlovski konfirmoi angazhimin e tij dhe të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të vijuar punën dhe investimet për këtë projekt, duke nënvijëzuar rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë projekt, ministri Vengu diskutoi edhe me kolegun bullgar, ministrin Atanos Zapryanov, me të cilin ra dakord për ndërveprim më të madh në muajt në vijim.

Së fundmi në takimin me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO, admiral Bauer, u bisedua mbi hapat që po ndërmerr Aleanca që prej Samitit të Uashington si edhe zbatimin e planeve të Mbrojtjes. Në këtë drejtim u trajtua ecuria e ndërtimit të kompleksit portual civil dhe ushtarak në Porto Romano, si një kapacitet me rëndësi kritike për vendin tonë dhe të dobishëm për Aleancën.