Ministry of Defence - Republic of Albania

10/16/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/16/2024 05:54

Botohet në fletoren zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të FA

Botohet në fletoren zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të FA


e mërkurë, 16 tetor 2024 13:32

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim do t'i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

Vendimi i plotë sqaron në mënyrë të detajuar shtesat për të gjitha kategoritë.

VKM nr. 619, datë 10.10.2024 për disa ndryshime në VKM nr. 420, datë 26.6.2024 "Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë".