Bank of Albania

07/03/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/03/2024 08:23

Vendimet e politikës monetare

Më 3 korrik 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3.25% në nivelin 3.0%;
  • të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.0%;
  • të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4.25% në nivelin 4.0%.