BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo

09/16/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/16/2024 07:35

Publikimi i statistikave të BQK-së (Pasqyra dhe...

16/09/2024

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi Bilancin e Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin gusht 2024 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e BQK-së në fund të muajit gusht 2024 kanë arritur vlerën prej 1.78 miliard eurove, duke shënuar rritje për 49.77 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), fondeve pensionale dhe depozitat e bankave komerciale, ndërsa janë zvogëluar depozitat korporatave publike jo-financiare. Depozitat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë me muajin paraprak.

Nga gjithsej asetet e jashtme, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë deri më 31 gusht 2024 ishte 1.25 miliard euro, cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rënie prej 14.45 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 5.34 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 19.79 milionë euro.

Depozitat në BQK deri më 31 gusht 2024 ishin 1.50 miliard euro, prej të cilëve 627.96 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 556.11 milionë euro nga bankat komerciale, 170.54 milion euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 149.11 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së deri më 31 gusht 2024 ishte 109.90 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit gusht 2024 shënuan vlerën e 1.39 miliard euro, e cila përfaqëson rritje për 46.01 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar kryesisht nga rritja e investimeve në depozita për 68.65 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë kanë shënuar rënie prej 18.93 milionë euro për shkak të maturimit të letrave me vlerë.