Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

06/24/2024 | News release | Distributed by Public on 06/24/2024 11:40

Luksemburg, Ministri Hasani: Përshpejtimi i procesit integrues, kyç për stabilitetin e rajonit

Luksemburg, 24 qershor 2024 - Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë/Zv. Presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor.

Ministri Hasani rikonfirmoi përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të Bashkimit Evropian si dhe nënvizoi integrimin gradual si një prej mekanizmave të duhur për zgjerimin e BE.

"Ndërsa jemi gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare, është e rëndësishme të pranohet që sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front të bashkuar.Ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë dhe të forcojmë koordinimin. Kështu mundemi që përmes demokracive tona dhe shtetit ligjor të mbrojmë sigurinë dhe mirëqenien e popujve tanë, popujve të Ballkanit Perëndimor", theksoi Ministri Hasani.

Ai u prit në takim nga Komisioneri Varhelyi, si dhe u takua me homologët hungarezë e letonezë.