12/15/2024 | Press release | Archived content
Shkup, 15 dhjetor 2024
Me reformat e bëra në periudhën e kaluar përmes miratimit të ligjeve dhe akteve të reja në sferën e pagesave dhe në sferën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, vendi ynë forcoi rrugën e tij drejt integrimit europian. Themelimii Regjistrit të Vetëm të Llogarive është një nga ato hapa të rëndësishëm, të cilat duhet të lehtësojnë përpunimin e të dhënave për llogaritë e pagesave, llogaritë e depozitave dhe kasafortat, e cila do të kontribuojë në funksionimin më efikas të institucioneve, si dhe do të sigurojë mbrojtje më të madhe të konsumatorëve. Kështu u theksua në takimin e guvernatoressë Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtoreshëssë Regjistrit të Vetëm, AnitaStamnovadhe ekipet e tyre.
Në takim u theksua se Regjistri i Vetëm i Llogarive do të jetë bazë e rëndësishme për kryerjen efikase të pagesave, për kontroll më të mirë financiar dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, sipas praktikave më të mira europiane. "Me Regjistrin e Vetëm të Llogarive do të përmirësojmë efikasitetin e sistemit të pagesave në vend. Përmes tij do do të sigurohet qasje në të dhëna të rëndësishme për institucionet, të cilat do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më efektive. Nëpërmjet përdorimit të të dhënave nga ky regjistër, Banka Popullore do të mund të përmirësojë kryerjen e detyrave mbikëqyrëse, si dhe të rrisë besueshmërinë, stabilitetin dhe efikasitetin e sistemit të pagesave të vendit, dhe e gjithë kjo përveç stabilitetit të sistemit financiar të shtetit", theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska, ndërsa shtoi se krijimi i këtij regjistri është domethënëse edhe për bashkimin e vendit tonë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro - SEPA dhe për të siguruar harmonizimin e nevojshëm rregullator dhe funksional, thelbësor për pozicionin tonë në zonën ekonomike europiane.
"Me miratimin e Ligjit të ri tëSistemeve të Pagesave dhe Shërbimeve të Pagesave, Regjistrit Qendror i është dhënë roli i mbajtjes së Regjistrit të Vetëm të Llogarive si administrator i regjistrit. Në atë kontekst, Regjistri Qendror do të mbështesë transformimin digjitaltë tregut të shërbimeve të pagesave duke krijuar një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse të llogarive dhe kasafortave, në të cilat bankat dhe ofruesit e rinj të shërbimeve të pagesave jo-bankare do të kenë qasje dhe të cilët mund t'i përdorin për të përmirësuar zgjidhjet e tyre dhe sisteme për ekzekutim më efikas dhe më të besueshëm të pagesave nga qytetarët dhe kompanitë. Gjithashtu, institucionet shtetërore do të mund të përdorin të dhënat nga ky regjistër për kryerjen më efikase të detyrave të tyre. Duke zbatuar kërkesat e rregulloreve përkatëse të Bashkimit Europian në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, projekti do të kontribuojë në ruajtjen e integritetit të sistemit financiar", theksoi Stamnova.
Krijimi i Regjistrit të Vetëm të Llogarive përcaktohet meLigjin e Sistemeve të Pagesave dhe Shërbimeve të Pagesave dhe do të përmbushë një nga kërkesat kryesore të Direktivës së Pestë të Bashkimit Europian për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke krijuar baze solide ligjore për integrimin e sistemit të pagesave të vendit në infrastrukturën e pagesave të BE-së. Me këtë ne do të përmirësojmë ndjeshëm shkëmbimin e të dhënave dhe bashkëpunimin jo vetëm ndërmjet institucioneve vendase, por edhe me vende të tjera nga Bashkimi Europian. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për forcimin e kontrollit mbi flukset financiare ndërkufitare, si dhe për rritjen e efikasitetit të proceseve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, me çka vendi ynë tregon se është gati dhe se po bën përparimin e nevojshëm drejt modernizimit dhe besueshmërisë së sistemit të tij financiar. Në takim u theksua shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve, e veçanërisht nevoja e shkëmbimit të përvojave të zbatuaranga Banka Popullore në fushën e edukimit financiar.
Shteti
Valuta
Kursi mesatar në denarë
LISTA E KURSIT TË KËMBIMIT
për periudhë: -
Shteti | Shifra | Valuta | Njësia valutore | Kursi për blerje në denarë | Kursi mesatar në denarë | Kursi për shitje në denarë |
Instrumenti |
Norma e interesit |
Bonot e bankës qendrore |
5,80% |
Kredi njëditore |
6,30% |
Depozita njëditore |
4,20% |
Depozitë e disponueshme shtatëditore |
4,25%
|
Detyrime me maturim kontraktual deri në 2 vjet: |
|
në valutë vendase |
8,0% |
në valutë vendase me klauzolë valutore |
100% |
në valutë të huaj |
21% |
Detyrime me maturim kontraktual mbi 2 vjet: |
|
në valutë vendase |
0% |
në valutë vendase me klauzolë valutore |
100% |
në valutë të huaj |
5% |