Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A.

10/07/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/07/2024 08:15

BERZH DHE INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA NXISIN INVESTIMET E GJELBRA NE SEKTORIN REZIDENCIAL TE SHQIPERISE

BERZH DHE INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

NXISIN INVESTIMET E GJELBRA NE SEKTORIN REZIDENCIAL TE SHQIPERISE.
Një kredi prej 3 milionë eurosh për Bankën Intesa Sanpaolo do të ndihmojë pronarët e shtëpive të kursejnë energji.

07.10.2024

  • BERZH do të ofrojë €3 milionë për kreditim ndaj shtëpive shqiptare dhe kompanive të ndërtimit për të nxitur investimet e gjelbra në sektorin e ndërtesave të banimit.
  • Kredia do të sigurohet nga Bashkimi Evropian dhe Japonia.
  • Pronarët e shtëpive do të marrin kthim pas të parave deri në 20 për qind të vlerës së kredisë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi prej 3 milionë eurosh për Intesa Sanpaolo Bank Albania për kreditimin e mëtejshëm të individëve dhe kompanive të ndërtimit me synimin për të përmirësuar standardet e gjelbra në këtë sektor.

Huaja e BERZH-it në kuadër të programit Green Economy Financing Facility (GEFF)do të mbështesë efiçencën e energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme nga banorët individë, kolektivët e banesave, kompanitë e ndërtimit dhe sektori publik. Me instalimin e suksesshëm të teknologjive të gjelbra, pronarët e shtëpive do të përfitojnë nga pagesat stimuluese që do të arrijnë deri në 20 për qind të vlerës së kredisë. Huaja do të mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe Fondit të Bashkëpunimit Japoni-BERZH.

Ekaterina Solovova, Drejtuesja e BERZH për Shqipërisë, tha: "Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë të mbështesim tranzicionin e ekonomisë së gjelbër në Shqipëri. Financimi i GEFF do të mundësojë investime të rëndësishme në ndërtesat e banimit duke rritur efiçencën energjitike, dhe rrjedhimisht sjellen e uljes së faturave të energjisë për qytetarët shqiptarë dhe kursim energjie për vendin".

Alessandro D'Oria CEO i Intesa Sanpaolo Bank shtoi: "Që nga viti 2015, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka bashkëpunuar dhe zbatuar projekte të suksesshme në bashkëpunim me BERZH-in për të mbështetur bujqësinë, turizmin, gratë në biznes dhe së fundmi të rinjtë në biznes. Gjithashtu, së bashku kemi përmbyllur financime të qenësishme të projekteve të rëndësishme për infrastrukturën, energjinë dhe turizmin e qëndrueshëm të vendit. Nëpërmjet këtij financimi të ri, ne do të mundësojmë investimet e gjelbra të familjes sipas strategjisë sonë ESG".

Financimi i GEFF do të sigurojë financimin për të mbështetur investimet në teknologjitë e gjelbërta me performancë të lartë, materiale të qëndrueshme dhe zgjidhje inovative për banesat dhe ndërtesat e banimit në pronësi private.

Së bashku me aksesin në financa nëpërmjet kredive GEFF, pronarët e shtëpive do të marrin udhëzime për zgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve të kursimit të energjisë, të tilla si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore, të cilat do të reduktojnë emetimet e gazeve serrë, do të ulin kostot e energjisë dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Programi GEFF i BERZH-it ka ndihmuar më shumë se 18,500 pronarë shtëpish në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar efikasitetin e tyre të energjisë. Në përgjithësi, Programi ka kontribuuar në rreth 260,000 MWh kursime të energjisë dhe një reduktim prej më shumë se 25,000 ton emetime CO2 në vit në Ballkanin Perëndimor.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët korporata, institucionale dhe me vlerë neto të lartë, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një partner afatgjatë i BERZH-it, me një histori të suksesshme në financime të shumta.

BERZH, një investitor institucional kryesor në Shqipëri, ku ka investuar mbi €2.1 miliardë në mbi 140 projekte në vend deri më sot.