Ministry of Health - Republic of Albania

06/14/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/14/2024 10:27

Ministrja Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut

Mbylle
Font Resize
A-A+
Lundro me butonin Tab
Contrast
Choose color
blackwhitegreenblueredorangeyellownavi
Gjej Linket
Clear cookies
Ndrysho Ngjyrat e Imazheve (Invert)
Mbylle
Kërko
facebooktwitter
Regjistrohu me E-mail për të rejat e fundit nga Ministria.
Jeni regjistruar me sukses!
Adresa E-mail*
Menu
.
FillimiLajme


Postuar më: 14/06/2024

Ministrja Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut

+ -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut gjatë së cilës u prezantua edhe autoemoteka e cila do të funksionojë si njësi e lëvizshme për të mundësuar dhurim vullnetar të gjakut.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se autoambulanca do të jetë në të gjithë vendin sipas një kalendari të caktuar.

Sipas saj, dhurimi i gjakut në autoambulancë bën që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të jetë sa më afër dhuruesve në sheshet kryesore të qyteteve duke lehtësuar maksimalisht aksesin e qytetarëve ndaj dhurimit të gjakut.

"Kjo autoambulancë do të lëvizë në çdo cep të territorit që ka dhurues dhe ka dëshirë për të dhuruar, do krijojë akoma më shumë lehtësi për Qendrën Kombëtare të Gjakut për të patur depozita të mjaftueshme për të gjithë ata që kanë nevojë dhe e kanë të domosdoshëm gjakun", nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se me këtë autoambulancë kompletojmë të gjithë ciklin nga marrja e gjakut deri te dërgimi tek banka e gjakut.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe te investimi i realizuar me buxhetin e shtetit që e ka shndërruar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në një qendër të mirëfilltë ekselence në shëndetësinë shqiptare. QKTGJ është e pajisur me teknologji të lartë, digjitalizim të plotë të zinxhirit dhurues-pacient, rritje e kapaciteteve pritëse të dhurimit, përmirësimin e kushteve në dhurim, testim përpunim dhe ruajtje duke siguruar cilësi maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm në çdo skaj të vendit.

Koçiu vuri në dukje se përpjekjet e MSHMS janë të përqendruara në rritjen e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të qytetarëve për dhurimin vullnetar të gjakut.

"Ne kemi zhvilluar fushata të shumta ndërgjegjësimi dhe besoj se ky ndërgjegjësim për të dhuruar gjak është rritur dhe shifrat flasin vetë pasi nuk jemi më aty ku ishim para 20 viteve. Jemi të gjithë më të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj lënde kaq jetike që vetëm dhurimi nga njerëzit e mundëson", deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila ka falënderuar Ambasadën e Italisë në Shqipëri nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim që kanë mbështetur mundësimin e autoemotekës së lëvizshme për dhurimin vullnetar të gjakut.

Me mijëra jetë shpëtohen nga dhurimi vullnetar i gjakut që nga të aksidentuarit deri tek pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre. Dhurimi i gjakut çdo 6 muaj, mund të zvogëlojë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%Çdo dhurues gjaku, si edhe ata periodikë, përfitojnë kryerjen e disa testimeve falas si: gjak komplet; transaminazat ALT; konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh; testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, ndërsa nëse je dhurues periodik, përveç testimeve të sipërpërmendura kryhen edhe disa ekzaminime shtesë si, glikemia, kreatinemia, proteinemia, kolesterolemia, trigliceridemia dhe feritinemia.

© Ministria e Shëndetësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.