Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A.

06/12/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/12/2024 08:38

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA I VETMI PARTNER PRIVAT QE MBESHTET MASTERIN NDERKOMBETAR “INOVACIONI I HAPUR DHE SIPERMARRJA RINORE NE SEKTORIN E GJELBER TE MESDHEUT”

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

I VETMI PARTNER PRIVAT QE MBESHTET MASTERIN NDERKOMBETAR "INOVACIONI I HAPUR DHE SIPERMARRJA RINORE NE SEKTORIN E GJELBER TE MESDHEUT"

12.06.2024

Tiranë, më 12 Qershor 2024, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u organizua aktiviteti prezantues i Masterit Universitar Ndërkombëtar të Nivelit të parë me temë "Inovacioni i Hapur dhe Sipërmarrja Rinore në Sektorin e Gjelbër të Mesdheut". Masteri do të ofrojë një diplomë të dyfishtë falë bashkëpunimit me disa partnerë ndërkombëtarë: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti LUM "Giuseppe Degennaro" i Barit, Itali, CIHEAM Bari, CIHEAM Paris dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen.

Ndër të ftuarit e nderuar të aktivitetit prezantues ishin Rektori i Universitetit BUjqësor në Tiranë, z. Fatbardh Sallaku, Rektori, LUM "Giuseppe Degennaro" z. Antonello Garzoni Drejtor, CIHEAM Bari Z. Maurizio Raeli, Regione Puglia Znj. Silvia Visciano dhe DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania z. Alessandro D'Oria.

Në aktitivet morën pjesë gjithashtu Zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Enio Civici, Presidente e CIHEAM znj. Frida Krifca, Sekretari i Përgjithshëm i CIHEAM z. Teodoro Miano dhe Drejtori i Start Up Albania z. Arjan Ymeri.

Programi i Masterit synon të zhvillojë, përmes një procesi bashkëpunimi, një qendër inovacioni për të mbështetur startup-et dhe kompanitë që operojnë në sektorin e gjelbër në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit me ambicien për të ofruar një larmishmëri burimesh akademike dhe leksionesh për gjeneratën e re të menaxherëve të inovacionit, për të krijuar startup-e dhe stimuluar kompanitë private për të marrë pjesë në procesin e tranzicionit të gjelbër drejt modeleve inovative të ssbiznesit.

Masteri Ndërkombëtar në "Inovacionin e hapur dhe sipërmarrjen rinore në sektorin e gjelbër të mesdheut" është hapi i parë i krijuar për të trajnuar menaxherët e ardhshëm të inovacionit për t'u bërë promotorët kryesorë të qasjeve dhe metodologjive të reja konceptuale në ndërtimin e ekosistemeve novatore (institucione publike, organizata mbështetëse biznesi dhe entitete private).

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të jetë i vetmi partner privat në këtë bashkëpunim duke ofruar një kontribut financiar të rëndësishëm për të mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në vitin akademik 2024-2025. Gjithashtu, pjesë e stafit akademik të programit master do të jenë edhe dy menaxherë të Intesa Sanpaolo Bank Albania,

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, ka prioritet investimin në aftësitë e të rinjve për të udhëhequr procesin e ndërtimit të ekosistemeve të inovacionit dhe për të mbështetur një tranzicion më të gjelbër dhe më konkurrues të bizneseve lokale.