Ministry of Finance and Economy - Republic of Albania

07/24/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/24/2024 07:07

Mblidhet Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave

Ministri i Financave, Ervin Mete, mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP).

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua "Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030" dhe Plani i Veprimit.

Synimi kryesor i kësaj Strategjie, me Planin e Veprimit shoqërues, është që të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ajo adreson sfidat me të cilat përballet vendi ynë, për sa i përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Dokumenti i draft Strategjisë, i hartuar me asistencë ndërkombëtare, ka kaluar në një proces të gjerë konsultimi me institucionet e përfshira, si dhe me grupet e interesit.