Ministry of Defence - Republic of Albania

07/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/26/2024 03:24

Situata e zjarreve në vend

Situata e zjarreve në vend


e premte, 26 korrik 2024 10:30

Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 17 vatrave të zjarrit në territorin e vendit. Megjithatë disa vatra vijojnë të mbeten problematike.
Prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë. 100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashkë me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Po ashtu puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi i flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku gjithashtu janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.
Po punohet nga forcat në një tjetër vatër aktive në fshatin Hoten, Vau Dejës, në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë, për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qendror si dhe në një vatër zjarri në bashkinë Konispol, fshati Shalës.

U bëjmë thirrje për angazhimin maksimal për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri të gjitha institucioneve dhe strukturave të sistemit të mbrojtjes civile si dhe qytetarëve që të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.