Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A.

06/14/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/14/2024 03:13

Intesa Sanpaolo Bank Albania financon parkun më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor me 17.86 Milionë Euro!

Intesa Sanpaolo Bank Albania

financon parkun më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor me 17.86 Milionë Euro!

14.06.2024

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e ekipit të huadhënësve që financoi ndërtimin e Karavasta Solar, një park fotovoltaik 140 MW (parku energjitik më i madh diellor në Ballkanin Perëndimor) me një disbursim në vlerën 17.86 Milionë Euro.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e kredisë sindikale në mbështetje të realizimit të projektit më të rëndësishëm deri më sot në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri.

Finalizimi i suksesshëm i financimit është rezultat i sinergjive të zhvilluara brenda Grupit Intesa Sanpaolo në fusha të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm, ekspertiza lokale dhe ndërkombëtare e financimit të projekteve, të harmonizuara me produkte dhe shërbime financiare të specializuara si financimi i projekteve të rinovueshme dhe instrumentet e mbrojtjes së rrezikut.

Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmon edhe një herë angazhimin proaktiv në mbështetjen, financimin dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendit, në përputhje me planin e biznesit të Grupit Intesa Sanpaolo për 2022-2025.

"Produktet e specializuara financiare të qëndrueshme janë një pjesë e integruar e katalogut të produkteve të Divizionit të Korporatave dhe SME-ve të Intesa Sanpaolo Bank Albania, të ofruara në të gjitha segmentet e klientëve të biznesit të cilëve u shërbejmë me krenari. Këto produkte synojnë të mbështesin tranzicionin e qetë dhe të sigurt të bizneseve ndërkombëtare dhe vendore drejt një ekonomie të qëndrueshme, të gjelbër dhe rrethore."

Alessandro Grillo, Drejtues i Divizionit të Korporatave dhe SME-ve