Ministry of Health - Republic of Albania

07/05/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/05/2024 11:52

Ministrja Koçiu: Aparatura e re mjekësore, ECMO vjen për herë të parë në Shqipëri

Mbylle
Font Resize
A-A+
Lundro me butonin Tab
Contrast
Choose color
blackwhitegreenblueredorangeyellownavi
Gjej Linket
Clear cookies
Ndrysho Ngjyrat e Imazheve (Invert)
Mbylle
Kërko
facebooktwitter
Regjistrohu me E-mail për të rejat e fundit nga Ministria.
Jeni regjistruar me sukses!
Adresa E-mail*
Menu
.
FillimiLajme


Postuar më: 05/07/2024

Ministrja Koçiu: Aparatura e re mjekësore, ECMO vjen për herë të parë në Shqipëri

+ -

Qendra Spitalore Rajonale Tiranë "Shefqet Ndroqi" e cila u shërben pacientëve me sëmundje respiratore në mbarë vendin është pajisur me një tjetër aparaturë mjekësore jetëshpëtuese për trajtimit e pacientëve në gjendje të rëndë me probleme pulmonare dhe kardiake.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot investimin më të fundit e cila i është shtuar flotës së pajisjeve mjekësore bashkëkohore te cilat kanë shpëtuar me qindra jetë në Qendrën Spitalore Rajonale Tiranë "Shefqet Ndroqi".

Ministrja Koçiu theksoi se aparatura e re mjekësore, ECMO (memrane oxigjenuese extracorporale) vjen për herë të parë në Shqipëri dhe shërben si mushkëri për pacientin.

Një pajisje e tillë e avancuar mjekësore, ndihmon pacientët me problem të rënda shëndetësore, veçanërisht në rastet kur mushkëritë dhe zemra nuk funksionojnë siç duhet.

Aparatura ECMO pompon në mënyrë të vazhdueshme gjakun nga trupi dhe më pas e shpërndan atë përmes pajisjeve që rrisin oksigjenin dhe heqin gazin karbonik deri në momentin e stabilizimin të pacientit.

"Unë besoj që së bashku, MSHMS, por edhe stafet administrative të spitaleve do të duhet të vijojnë të punojnë për të krijuar kushte më të mira punë për ju për të pasur në dispozicion pajisje të teknologjisë së lartë si ECMO që sapo pamë që do të sjellë një nivel më të lartë ekselence në shërbimet që kryeni", u shpreh ministrja Koçiu gjatë bashkëbisedimit me mjekët.

Shefi i reanimacionit, dr Alban Hatibi u shpreh se "është fat i madh për ne që vjen një pajisje e kësaj natyre. Kjo quhet ECMO ose një membranë oksigjenuese e cila u shërben të sëmurëve ekstremisht të rëndë".

Sipas tij, kjo aparaturë u shërben edhe kirurgjive speciale siç është kirurgjia me funksion të zemrës dhe mushkërisë jashtë trupit.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë "Shefqet Ndroqi", Silvana Bala tha se "është sukses në mjekësinë tonë që të kemi një aparaturë të tillë të cilën nuk e kisha menduar që do të vinte në një kohë kaq të shpejtë".

Stafi i Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë,"Shefqet Ndroqi" përballoi me sukses edhe urgjencat kardiologjike dhe të sëmundjeve të brendshme pas incidentit të ndodhur në Urgjencën e QSUNT-së.

© Ministria e Shëndetësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.