Ministry of Defence - Republic of Albania

10/02/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/02/2024 07:13

Komisioni për luftën kundër dezinformimit, Vengu: Nevojitet strategji e qartë për përballjen me këtë kërcënim

Komisioni për luftën kundër dezinformimit, Vengu: Nevojitet strategji e qartë për përballjen me këtë kërcënim


e mërkurë, 02 tetor 2024 14:51

Fotogaleria

Gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Posaçëm për luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike, drejtuar nga kryetari Erion Braçe, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vuri në dukje nevojën për një strategji të mirëorganizuar për t'u përballur me këtë fenomen në rritje.

Ministri Vengu theksoi se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga kërcënimet e dezinformimit, i cili, ndër të tjera, vjen në formën e dezinformimit operacional dhe propagandës së financuar nga vende me influencë malinje jashtë NATO dhe BE.

Në lidhje me identifikimin e burimeve të dezinformimit dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, Vengu u shpreh se vendi ka mundësitë e nevojshme për të përmbushur këto detyra. Ai nënvizoi nevojën për bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, përfshirë kompanitë e telekomunikacionit dhe platformat e mediave sociale, si dhe hapat ligjorë dhe teknikë për të cilët Komisioni mund të kontribuojë.