Ministry of Defence - Republic of Albania

09/27/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/27/2024 11:00

Toga EOD realizon me sukses angazhimet në stërvitjen certifikuese 'Silver Arrow - 24”, në Camp Adazi, Letoni

Toga EOD realizon me sukses angazhimet në stërvitjen certifikuese "Silver Arrow - 24", në Camp Adazi, Letoni


e premte, 27 shtator 2024 19:00

Fotogaleria

Toga EOD, pjesë e Kontingjentit XV, i cili i është atashuar Grup-Batalionit shumëkombësh të Prezencës së Përparuar të Përforcuar, në Letoni, ka realizuar me efektivitet të lartë angazhimet në kuadër të stërvitjes certifikuese "Silver Arrow - 24".

Nga data 17 deri më 23 shtator, toga EOD e dislokuar në rajonin e stërvitjes në Camp Adazi, performoi shtatë skenarë të ndryshëm, duke treguar aftësi në lidhje me teknikat, taktikat dhe procedurat e ndjekura për neutralizimin e rreziqeve, që vijnë si rezultat i municioneve të paplasura dhe pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

Efektivët e togës EOD realizuan me sukses edhe detyrën për ngritjen e kurtheve sinjalizuese, në kuadër të skenarit të një sulmi të mundshëm ndaj Camp Adazit.

Kontingjenti XV EOD, demonstroi një nivel të lartë përgatitjeje profesionale në bashkëveprim të ngushtë dhe me forca të tjera pjesëmarrëse të vendeve aleate të NATO.