10/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/26/2024 03:53
26/10/2024
[Link]Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i cili njëherësh përfaqëson Republikën e Kosovës në Bordin e Guvernatorëve të FMN-së, mori pjesë në mbledhjen e Konstituencës së FMN-së, ku Republika e Kosovës bën pjesë së bashku me Austrinë, Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Turkiye.
Në takim u diskutua lidhur me ecurinë e realizimit të aktiviteteve, buxhetit si dhe personelit, duke paraqitur një përmbledhje të aktivitetit të konsistencës sonë. Në këtë takim, u vlerësua bashkëpunimi dhe kontributi i Drejtorit Ekzekutiv të deritanishëm, z. Daniel Palottai, ndërsa u mirëprit Drejtori i ri Ekzekutiv, z. Yigit Yasar i cili do të marr detyrën nga 1 nëntori 2024.
BQK-ja shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga drejtuesit e FMN-së, ndërsa ri-konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim të hapur dhe efikas edhe me udhëheqjen e re, duke siguruar vazhdimësinë e proceseve në mënyrë efikase brenda shteteve pjesëmarrëse të konstituencës sonë. Takimi u organizua kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.