Ministry of Defence - Republic of Albania

07/31/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/31/2024 05:41

Pas betimit te Presidenti, merr detyrën ministri i ri i Mbrojtjes z. Pirro Vëngu

Pas betimit te Presidenti, merr detyrën ministri i ri i Mbrojtjes z. Pirro Vëngu


e mërkurë, 31 korrik 2024 13:30

Fotogaleria

Ministri i ri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit me dorën mbi Kushtetutën e vendit, para Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Detyra iu dorëzua në një ceremoni të veçantë nga ministri paraardhës i Mbrojtjes z. Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, ministri i ri z. Pirro Vengu, teksa përgëzoi ministrin paraardhës për punën e bërë dhe arritjet në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë u shpreh se: "Ministria e Mbrojtjes është një ministri, e cila në zemrën e saj ka padyshim atdheun, detyrën, nderin, vlera këto, të cilat mëshirohen më së miri qoftë në trupën ushtarake, qoftë në atë civile".

"Këto", - theksoi më tej ministri, - "duhet të na bëjnë më të vetëdijshëm për mundësitë që na jepen, për kontributin që duhet të kemi ndaj atdheut jo vetëm për mbrojtjen e integritetit të tij, por gjithashtu për të kontribuar në elementë që modernizojnë Forcën tonë të Armatosur dhe na bëjnë realisht një pikë referimi në rajon, i cili po njeh kohë më të turbullta se më parë".

Ministri Vëngu premtoi të vijojë punën e tij me të gjitha energjitë, në funksion të përparësive që ka përcaktuar qeveri

a shqiptare për FA dhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë fjalës së tij, ministri Vëngu nënvizoi faktin se efektivë të shumtë të Forcave të Armatosura janë angazhuar këto ditë në emergjencat civile për shuarjen e zjarreve.

Ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse, me rastin e largimit nga detyra, ish-ministri Niko Peleshi shprehu mirënjohjen për ekipin ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, duke nënvizuar arritjet që Shqipëria ka shënuar si pjesë e Aleancës së NATO-s në këto vite: "Sot Shqipëria është një vend që është ngjitur në vlerësimet e Aleancës sonë, NATO. Sot Shqipëria, është kënaqësi e madhe të shohim, që është renditur ndër vendet e dalluara në NATO për përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të Aleancës, para vendeve të tjera që janë më herët dhe më para nesh në atë Aleancë, por sic e thashë e gjitha është merita juaj", - theksoi ish-ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vjen në këtë detyrë si propozim i kryeministrit Edi Rama, pas një ekperience disavjeçare drejtuese.
Ai ka mbajtur deri tani detyrën e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetetit Portual të Durrësit, ndërsa më herët ka patur funksione drejtuese pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pranë Këshillit të Ministrave, ku ka drejtuar për dy vite Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit (DATAK).