Ministry of Defence - Republic of Albania

29/07/2024 | Press release | Distributed by Public on 29/07/2024 10:01

Situata e zjarreve në vend

Situata e zjarreve në vend


e hënë, 29 korrik 2024 10:32

Situata e zjarreve në vend, datë 29 korrik 2024 ora 10.30

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.

Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare. Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish. Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës, në bashkinë Fushë - Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan dje u bë e mundur shmagia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan -Bode.

Përsërisim thirrjen për banorët, raportoni në kohë pranë strukturave vendore çdo vatër që konstatoni, në mënyrë që të parandalojmë në përhapjen në sipërfaqe më të gjera!