Ministry of Defence - Republic of Albania

09/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/26/2024 05:53

Bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes, zëvendësministri DorianTola pret komandantin e Forcës Detare të Bullgarisë, nënadmiralin Kiril Mihaylov

Bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes, zëvendësministri DorianTola pret komandantin e Forcës Detare të Bullgarisë, nënadmiralin Kiril Mihaylov


e enjte, 26 shtator 2024 13:44

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dorian Tola priti në një takim komandantin e Forcës Detare të Bullgarisë, nënadmiralin Kiril Mihaylov.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet në fushën e Mbrojtjes, si dhe mbi mundësitë e intensifikimit të tyre.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit nga të dyja vendet, së bashku me Italinë dhe Maqedoninë e Veriut ka hapur rrugën e bashkëpunimit në kuadër të Korridorit VIII. Ky korridor ka një rëndësi strategjike të dyfishtë, jo vetëm si një rrugëkalim i sigurt për lëvizshmërinë e trupave ushtarake aleate, por edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke mundësuar lidhje më të shpejta dhe më efikase ndërmjet vendeve.

Zëvendësministri i Mbrojtjes theksoi gjithashtu rëndësinë e Portit të Porto Romanos si porta hyrëse e këtij korridori.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Industrinë e Mbrojtjes, përpjekjet e Shqipërisë për rijetëzimin e saj dhe përvojat e Bullgarisë në këtë drejtim, veçanërisht në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve detare.