Ministry of Defence - Republic of Albania

09/10/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/10/2024 05:51

Rritja e ndërveprueshmërisë mes vendeve të NATO: Detashmenti CIMIC merr pjesë në stërvitjen 'Saber Junction 2024', drejtuar nga SHBA

Rritja e ndërveprueshmërisë mes vendeve të NATO: Detashmenti CIMIC merr pjesë në stërvitjen "Saber Junction 2024", drejtuar nga SHBA


e martë, 10 shtator 2024 13:46

Një ekip efektivësh nga Detashmenti CIMIC i Komandës Mbështetëse, mori pjesë në stërvitjen vjetore "Saber Junction 2024", e cila zhvillohet në Grafenwöhr dhe Hohenfels të Gjermanisë.

Në këtë stërvitje, të drejtuar nga Komanda e Armatës së 7-të të SHBA marrin pjesë ekipe të vendeve aleate dhe partnere të NATO.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Detashmentit CIMIC në "Saber Junction-24" është rritja e aftësive profesionale nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aktorët joushtarakë dhe aleatët në një mjedis operacional ndërkombëtar, nëpërmjet aplikimit praktik të parimeve dhe taktikave, teknikave dhe procedurave të bashkëpunimit civil-ushtarak.

"Saber Junction - 24" është një stërvitje vjetore e ushtrisë amerikane me aleatët dhe partnerët e NATO, ku këtë vit janë përfshirë 4500 pjesëmarrës nga 11 vende të ndryshme të Aleancës.