BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo

10/02/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/02/2024 02:07

Zëvendësguvernatori Cakaj: BQK-ja vazhdon të av...

02/10/2024

[Link]

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizojë kapacitetet e brendshme për sa i përket sigurisë kibernetike, ku me këtë drejtim tashmë është krijuar Divizioni i ri për Mbikëqyrjen e Sistemeve Informative, kështu ka njoftuar Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, z. Milot Cakaj në Forumin e Sigurisë Kibernetike Bankare, mbajtur në Prishtinë.

Zëvendësguvernatori Cakaj në fjalën hyrëse ka theksuar se bashkëpunimi midis bankave, veçanërisht ekspertëve do të parandalojë dhe zbus kërcënimet dhe incidentet që ndërlidhen me sigurinë kibernetike.

"Ne duhet të fokusohemi në parandalimin dhe zbutjen e kërcënimeve dhe incidenteve të sigurisë kibernetike. Në kuptimin e ndarjes së informacionit në lidhje me sulmet, dobësitë dhe më e rëndësishmja, zgjidhja e problemeve është vendimtare. Bëhet fjalë për solidaritet dhe aleancë", ka theksuar Zëvendësguvernatori Cakaj.

[Link]

Ai ka shtuar se BQK-ja me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar është duke zhvilluar Kornizën Rregullative për Sigurinë Kibernetike, duke potencuar se drafti do të shpërndahet për konsultime te të gjithë akterët e sistemit financiar të vendit tonë.

Në përmbyllje të adresimit të tij, Zëvendësguvernatori Cakaj tha se siguria kibernetike ka të bëjë me besimin në sistemin bankar, gjë që sipas tij kjo është baza e stabilitetit të sektorit financiar. Ndërsa në vazhdimësi të punimeve, u diskutua edhe për rolin e sigurisë kibernetike dhe ruajtjen e besimit në sistemin financiar, duke përfshirë edhe pagesat e shpejta dhe avancimet e tjera tek pagesat digjitale. Në këtë panel diskutimi, Udhëheqësi i Divizionit të Mbikëqyrjes së Sistemeve të Informacionit, z. Elvin Mala diskutoj lidhur me sfidat rregullative dhe të pajtueshmërisë, si dhe adresimin e rreziqeve të sigurisë kibernetike ne sektorin financiar