Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

08/29/2024 | Press release | Distributed by Public on 08/29/2024 20:06

Fjala e Ministrit Hasani ne bashkëbisedim me gazetarët pas Diplo 2024

Mirëmëngjes,

Mirëmëngjes të gjithëve dhe kënaqësi që po e mbyllim verën dhe fillojmë sezonin e ri të punës së bashku.

Në fillim të javës dhe gjatë ditëve në vijim organizuam Konferencën e Ambasadorëve, një aktivitet që normalisht duhet të ishte pjesë e rutinës së punës, por kishte vite që nuk organizohej dhe më vjen mirë që patëm mundësinë ta realizojmë këtë vit, pasi ne futemi në një stad të ri dhe të rëndësishëm të angazhimit: së pari, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Axhendën 2030, për të cilën ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur dhe përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare duhet të jenë jo vetëm të mirëinformuar, por edhe të mirëkoordinuar në atë që bëjnë dhe thonë.

Së dyti, në një Shqipëri që ka marrë një stad të ri zhvillimi, turizmi dhe ekonomia janë momentet më të mira që ne kemi pasur dhe kjo kërkon që angazhimi i përfaqësuesve tanë nëpër botë të jetë maksimal. Padyshim që Shqipëria është thelbësisht e angazhuar në shumë organizata ndërkombëtare, me shumë iniciativa që janë marrë përsipër, janë realizuar me sukses, por vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe kjo krijon hartën e nevojshme të punës për të gjithë kolegët.

Gjatë 3 ditëve të konferencës patem mundësinë te diskutonim edhe për zhvillimet e brendshme tonat në shërbimin diplomatik. Ne po përgatisim një ligj të ri për shërbimin e jashtëm. Kemi miratuar një strukturë të re të Ministrisë së Jashtme që ka elemente të rinj dhe gjëja më thelbësore në strukturën e re është krijimi i një drejtorie, që do të merret, angazhohet ekskluzivisht me gjithë shqiptarët që janë në rajon dhe me hartën dhe kompozimin e përfaqësive diplomatike nëpër botë. Ne jemi të mirëpërfaqësuar në kontinentin evropian, por kishim disa boshllëqe dhe mangësi që duam t'i mbushim sa më shpejt dhe zhvillimet e menjëhershme janë hapjet e ambasadave në Indi, Indonezi dhe Kenia. Por dhe vazhdimi i punës për të krijuar një hartë më të mirë dhe në vitin në vazhdim dhe jemi në procesin e identifikimit të vendeve ku duhet të jemi të pranishëm.

Të gjitha këto zhvillime të reja, të gjitha këto mundësi që janë ngritur bëjnë të mundur që ne jo vetëm të kërkojmë më shumë nga vetja por dhe të fillojmë të transformojmë veten në mënyrë të përsëritshme por dhe progresive.

Kështu që me kolegët diplomatë gjatë tre ditëve të konferencës patëm mundësinë që jo vetëm të ndanim ide dhe mendime por të arrinim dhe të vendosnim piketa të cilat do të përbëjnë punën tonë jo vetëm në periudhën e shkurtër dhe të menjëhershme të 12 muajve të ardhshëm por dhe në vazhdim. Dhe padyshim që angazhime të tilla jo vetëm vjetore apo më shumë do të rikthehen të jenë pjesë e rutinës së punës, pra nuk do të jenë ekskluzivitete të 8-vjeçarëve apo 9-vjeçarëve por do të jenë të njëtrajtshme çdo vit dhe do të ketë dhe formate, të cilat do të jenë shumë herë më interesante. Por unë nuk do ta bëj këtë një bisedë të gjatë dhe monotone por do të doja që të kishim ndërveprim bashkë ndaj jam hapur për bisedë dhe për ide.

Report TV: Shqipëria, zoti Kryeministër, në fakt e ka shprehur ambicien për të pritur samitin e NATO-s në 2027-ën këtu në Tiranë. E artikuloi dhe në nisje të konferencës së ambasadorëve në ditën e parë. Unë do doja të dija në ç'fazë jemi për realizimin e kësaj ambicie dhe a do ta presë Tirana samitin e NATO-s në 2027-ën?

Siç e tha dhe kryeministri, në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s, 2027-a është vendosur që do të organizohet në Tiranë. Vitin e ardhshëm samiti do të zhvillohet në Hollandë, 2 vjet më pas në Turqi dhe në 2027-ën është Tirana që do ta mirëpresë këtë event të rëndësishëm. Ne jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme, pra kemi filluar identifikimin e ambienteve, fondeve, njerëzve, gjithë burimet e nevojshme që bëjnë këtë të mundur dhe padyshim që një angazhim i tillë, përveç rëndësisë së madhe të simbolikës që ka, tregon dhe njëherë që Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe një aleat i domosdoshëm, në të gjitha përpjekjet e Organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe sidomos me fokus në zhvillimet e fundit.

Aktivitet tjetër i rëndësishëm që do të zhvillohet në 2025-ën, pra para 2027-ës, është një tjetër aktivitet që Ministria e lancoi: mbledhja e Komunitetit Politik Europian. Formula është që Komuniteti Politik Europian mblidhet dy herë në vit, një herë në një vend të Bashkimit Europian dhe një herë në një vend jo të Bashkimit Europian. Mbledhja e radhës në korrik u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të vitit do të zhvillohet në Hungari dhe vitin tjetër do të vijë në Shqipëri.

Janë të gjitha këto formate që neve na bëjnë më të përgjegjshëm në të gjitha angazhimet që ne marrim, më të drejtpërdrejtë në nevojat që kemi dhe në kërkesat që bëjmë, por dhe rrisim vizibilitetin e rajonit ku ne vijmë. Pra nuk është vetëm një përpjekje dhe një angazhim i Shqipërisë, por ne përpiqemi t'i japim vizibilitetin e nevojshëm gjithë rajonit ku ne jemi.

Klan TV:Dua të ndalem në dy çështje që ju i prekët pak në fjalën tuaj. E para për këtë strukturën e re që ju keni ngritur në Ministrinë e Jashtme që do të mbulojë të gjithë shqiptarët e rajonit. A do të jenë në fokusin e kësaj strukture edhe shqiptarët e Kosovës, pavarësisht se aty ka një realitet tjetër, aty ka një qeveri? Por dua të ndalem pak edhe tek paneli që ju kishit vetëm për rajonin. Aty kishte përfaqësues politikë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, por Kosova u përfaqësua me një profesor të nderuar, por jo me një përfaqësues politik. Ishte zgjedhja juaj apo kishte angazhime nga qeveritarët e Kosovës? Dhe pyetja e dytë lidhet me hapjen e ambasadës në Indonezi. Ka shifra Ministria e Jashtme? Sa interes ka nga Indonezia dhe Filipinet për të ardhur dhe për të punuar në Shqipëri?

Së pari, është e rëndësishme që Tirana duhet të ketë dhe duhet të kishte një fokus të vazhdueshëm për gjithë shqiptarët kudo ku janë, dhe këtë e ka pasur. Tirana zyrtare, edhe në ditët e veta më të vështira, temën e parë të bisedimeve dhe tezën kryesore të angazhimit të vet ka pasur situatën e shqiptarëve në rajon. Duke filluar me Kosovën, flas për vitet '90, duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në fund të viteve '90 dhe fillim të viteve 2000 dhe me radhë. Dhe kombi amë është Shqipëria. Për këtë janë të gjithë të qartë dhe kemi mbështetjen e plotë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve shqiptarë të cilët janë të angazhuar në rajon. Ky mekanizëm që ne po krijojmë është një drejtori, është një nukël e cila do të merret ekskluzivisht me punën e të gjithë njerëzve të cilët janë të angazhuar dhe për nevojat dhe shqetësimet që ata kanë. Dhe në rastin e Kosovës ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer të cilin do ta institucionalizojmë më shumë duke pasur këtë drejtori e cila do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida dhe ato rrugëtime të cilat ata kanë marrë përsipër. Prishtina ka qenë e ftuar, ne i kemi pritur, për fat të keq të fund pushimeve dhe të një situate shëndetësore, përfaqësimi nuk ishte ai që prisnim.

Por, unë do të takoj ministren Gërvalla ditën e hënë, ka kërkuar takim në Slloveni, në Lubjanë dhe padyshim që ne do të vazhdojmë pikërisht të diskutojmë ato çështje të cilat ne i kemi pasur në axhendën tonë që në angazhimin e parë që kemi pasur me ministren Gërvalla, flas angazhimin tim me ministren Gërvalla, sepse angazhimi ka qenë konstant, para një viti, dhe në vazhdim të bisedave zyrtare që ne kemi bërë së bashku në Prishtinë në fillim të këtij viti. Dhe pikërisht në diskutimet që kam pasur me kolegët nga Prishtina një nga temat që ne atëherë kemi cekur ka qenë dhe përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës nëpër botë dhe atje kemi rënë dakord që Shqipëria të hapte një ambasadë në Indonezi dhe Kosova do të hapë ambasadën e vet në Malajzi në mënyrë që ne të mbulojmë në mënyrë sa më të mirë vendet e hapësirës së Paqësorit ku ka një potencial shumë të madh ekonomik, ku ka mundësi shumë të mira pune dhe bashkëpunimi.

Dhe në përgjigje të asaj që ju po pyesni, ne po shikojmë të gjitha mundësitë që të lehtësojmë angazhimin e atyre personave të cilët shohin si një mundësi edhe Shqipërinë, jo vetëm për turizëm por edhe për punë. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të fillojnë të mendojnë që ne nuk jemi vetëm vendi i emigrantëve, por jemi një vend i cili do të mirëpresë shumë e shumë të huaj të cilët do t'i bashkohen përpjekjeve tona për të përmirësuar dhe për të punuar në realitetet ku jemi.

Top Channel:Zoti Ministër, mund të na bëni një përditësim se ku jemi për sa i përket mbledhjes së dytë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian dhe mund të na tregoni a ka një qasje të re nga Greqia për të mos u kthyer bllokuese siç ka ndodhur herën e fundit?

Po punojmë që konferencën e dytë ndërqeveritare ne ta zhvillojmë në pak javët e ardhshme, dhe kur them pak javët e ardhshme kam parasysh fundin e shtatorit, fillimin e tetorit. Jemi gati, kemi qenë gati prej një viti. Kapitulli i parë është tashmë i përfunduar, i definuar, i qartësuar, i negociuar me Komisionin dhe thjesht pret këtë mekanizëm për t'u cilësuar i hapur. Jemi gati edhe për dy grup-kapituj të tjerë. Kryenegociatorja dhe ekipi negociator po punojnë intensivisht në mënyrë që pengesat politike mos të ndërhyjnë tek axhenda teknike.

Dhe jam shumë optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara, do të zhvillojë shumë mekanizma të mirë dhe ne do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të Komisionit Europian që të ecim shumë shpejt dhe pa ndalesë në atë rrugëtim të cilin ne e kemi me veten, për veten dhe drejt vetes me fokus Bashkimin Europian.

Syri TV:Dua të ndalem pak në çështjen e dy anijeve me mbetje toksike, duke qenë se është një skandal që i ka kaluar përmasat e Shqipërisë duke shkuar deri në Azi. Pyetja e parë është: a mund të ketë pasoja politike për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare nëse vërtetohet që këto ngarkesa me mbetje të rrezikshme kanë kaluar nën hundën e autoriteteve shqiptare pa u pikasur? E dyta për këtë çështje, a jeni ju në dijeni ose a mund të mohoni insinuata apo lajme që janë publikuar në media që bëhet fjalë për një korridor biznesi që lidh Iranin me Turqinë dhe Shqipërinë në mënyrë që lidhet me depozitimin apo përpunimin e këtyre mbetjeve për të lehtësuar embargo ndaj Iranit?

Atëherë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Turizmit kanë dalë me një deklaratë zyrtare, kanë qenë të qartë në atë që kanë thënë. Zv.Kryeministrja dhe Ministrja janë shprehur, e kanë sqaruar dhe jam i bindur që kjo çështje është shumë qartazi e parë nga pjesa e angazhimit të qeverisë. Për pjesën e mediave dhe spekulimeve, nuk dua që të spekuloj mbi spekulime.

Syri TV:Kam një pyetje për sa i përket ligjit për shërbimin e jashtëm. Çfarë synoni të përmirësoni përmes këtij ligji, duke qenë se ju në fakt e zgjatni mandatin e ambasadorit me një vit në cilësinë e përfaqësimit të Shqipërisë për sa i përket diplomatëve me të cilët përfaqësohet në botë, sa kohë që në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve që janë bërë më herët, radhët e diplomatëve janë mbushur me ish-funksionarë apo ish-deputetë të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, duke rritur mandatin, a rrezikojmë të shkojmë drejt diplomatëve jo të karrierës të cilët e kanë marrë atë vendin në njëfarë mënyre vetëm se kanë qenë pjesë e maxhorancës?

Ligji për Shërbimin e Jashtëm po krijon një dinamikë të re, të cilën ne kemi nevojë që të shohim përfaqësimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë vendoset një limit në kohën e shërbimit. Ligji i vjetër, ai që është në fuqi, ka një terminologji që thotë mandati është zakonisht 3 vjet, dhe fjala zakonisht e ka bërë numrin 3 një numër amorf. Tani vendoset 4-a dhe është 4 vjet. Por nuk është kjo e rëndësishmja e ligjit, e rëndësishmja e ligjit është që ne duam të ofrojmë sa më shumë shërbime për qytetarët, të jemi sa më koherent në atë që ofrojmë, dhe sa më të shpejtë në shërbimet që u japim të gjithë njerëzve aty ku janë. Është e rëndësishme të kuptojmë që ka një përpjekje shumë të mirë në propozimin e ri për ligjin për shërbimin e jashtëm për të shtuar radhët e diplomatëve edhe në institucione të tjera të qeverisjes, Presidencë, Kryeministri, Kryesi Kuvendi, Ministra të linjës të cilat janë të angazhuara, jo më me formatin klasik të këshilltarëve të cilët ishin ndoshta dhe diplomatë por të pezulluar nga puna, por diplomatë karriere, pjesë të shërbimit të jashtëm, punonjës të Ministrisë së Jashtme të cilët do punojnë në institucione të tjera për një periudhë të shkurtër kohe. Kemi caktuar, kemi menduar që kjo periudhë të jetë 2 vjet. Kemi punuar që të rrisim hartën e angazhimit me Ambasada, Përfaqësi dhe Konsullata të Përgjithshme në vende të tjera dhe të shtojmë në mënyrë eksponenciale angazhimin e të gjitha aktorëve dhe faktorëve që përbëjnë këtë shoqërinë tonë, shoqëri që prodhon mendje të mira, mendje të ndritura, gra dhe burra të zotë të cilët janë në gjendje që përfaqësimin e vendit të tyre ta bëjnë sa më mirë dhe është fakt që që nga viti 2018 Shqipëria ka kristalizuar kryesimin e disa nismave të rëndësishme me të cilat ka dalë e suksesshme dhe ne vazhdojmë që të jemi në këtë rrugë duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh, megjithëse lamë pas kryesimin e OSBE-së apo angazhimin në Këshillin e Sigurimit, ne jemi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, jemi në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s, kemi disa nisma rajonale si karta e Adriatikut e me radhë, për të cilat kërkohet më e mira e burimeve njerëzore që ne kemi në dispozicion. Gjithashtu duhet të jemi jo vetëm koherent, por të përdorim mirë simbolikat.

Në ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm përcaktohet qartë në ndryshim nga ligjet parardhëse që jo vetëm bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit do të jenë të përjashtuar nga shërbimi i jashtëm, por dhe punëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe për këtë mendoj që ne jemi një nga institucionet inovatore në këtë rast. Elementi tjetër që i shërben të gjitha angazhimeve që ne kemi ka të bëjë me shumë shqiptare apo shqiptarë që punojnë në organizata ndërkombëtare, të cilët ne duhet të gjejmë një mënyrë që t'i rikthejmë, t'u japim mundësinë që të punojnë për shtetin shqiptar për Shërbimin e Jashtëm, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe t'u hapim dyert në mënyrë zyrtare, institucionale, jo duke i trajtuar si elementë të cilët mund t'i bashkoheshin shërbimit, por duke filluar nga shkallët më të ulëta, por jo, duke u njohur vitet e punës, kontributin që kanë në organizatat ndërkombëtare, dhe padyshim nëse do kishin dëshirë të bashkoheshin dhe të jenë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

Pra, të gjitha këto elemente kthehen tek ajo që thashë në fillim që ne duhet të përdorim më të mirën e njerëzve që kemi në dispozicion, më të mirën e shqiptarëve dhe shqiptareve kudo ku janë, dhe për këtë ky është funksioni i këtij ligji dhe unë shpresoj shumë që t'i japim dhe një mundësi të artë një brezi të mirë, të ri diplomatësh dhe diplomatesh të cilët do ta shtyjnë vendin tonë përpara, me apo pa ne që jemi këtu në tavolinë në detyrat që jemi aktualisht.

A2CNN : Zoti Ministër, Kryeministri Rama gjatë takimit me Shqiptarët ne Greqi deklaroi që Shqipëria është në negociata me Greqinë përsa i përket marrëveshjes për pensionet, i ka hapur, në çfarë faze jemi ne tani përsa i përket marrëveshjeve për pecionet, e para? E dyta, ju thatë që Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare, por ka qënë edhe vjet gati, a keni marrë garanci nga shteti Grek që nuk do të bëhet pengesë në Bruksel? Kam edhe një pyetje të tretë, gjithashtu ju thatë qaë jeni në kontakt me homologun tuaj të prishtinës, por a keni diskutuar dhe cili është qëndrimi i qeverisë Shqiptare për sa i përket vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës së Ibrit pavarësisht kundërshtisë së partnerëve, faleminderit?

Qeveria e Republikës së Shqipërisë po bën pjesën e vet të hartimit, saktësimit dhe definimin e të gjitha angazhimeve që duhen për marrëveshjen e pensioneve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk është e lehtë, por këtu nuk po përpiqem të justifikoj asgjë, nuk është një marrëdhënjie, nuk është një negociatë shum e lehtë, numrat janë të mbëdhenj dhe realitetet janë të ndryshme. Por po përpiqemi maksimalisht që ne këtë gjënë ta shtyjmë edhe ta bëjmë sa më shpejt konkrete. Ka shumë tema të hapura me Greqinë. Ne duam që gjërat ti negociojmë të gjitha por të arrijmë rezultate sa më të shpejta në secilën prej tyre. Dhe padyshim që në qoftë se do të arrijmë diçka tek pensionet ne jemi gati. Di të them që në ndryshim nga Italinë ku negocimi ishte gjithashtu shumë i gjatë dhe me shumë anekse, atje nuk ishte të paktën problem drimi emrash. Kështu që kjo gjë, është diçka që kur të futmei në elemente tekinke është një gjë që duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë të angazhuar për atë që po bëjmë. Di të them gjithashtu që shumë Shqiptarë, që kanë punuar në Greqi, këto përfitime i marrin në momentin që ata zhvendosen në një vënd tjetër të Bashkimit europian me të cilat ne kemi marrëveshje. Pra, një shqiptar që ka emigruar nga Greqia në Itali ku ne kemi marrëveshje për pensionet kanë filluar ta kenë edhe përfitimin.

E pa dyshim kur them që janë shumë kantierë ndërtimi të hapur me Greqinë, di të them që angazhimi ka qenë konstant, absolut me autoritetet greke për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë një angazhim diskret, jo publik, jo me mikrofona dhe deklarata por me punë dhe angazhim, të përhershëm. Dhe mendoj se jemi gjithmonë në rrugën e duhur, pasi momente të tilla, unë do t'i cilësoja aksidente të cilat thjesht na bëjnë më të vëmendshëm për mënyrën se si ne duhet të veprojmë në negociatat në vazhdim.

Për hapjen e Urës së Ibrit ne kemi qenë të qartë, kemi qenë gjithmonë konsekuent në atë që kemi thënë, prioriteti i politikës sonë të jashtme është Kosova. I kemi thënë gjithmonë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që të gjitha hapat që ndërmarrin duhet t'i diskutojnë me ata që i duan shumë përpara se të ndërmarrin çdo hap. T'i negociojnë, t'i diskutojnë, t'i debatojnë dhe të arrijnë në konkluzione me vendet dhe organizatat që e kane bërë Kosovën të lirë dhe te pavarur, siç është sot. Dhe këtu hyn edhe Shqipëria. çdo iniciativë, çdo ndërmarrje, çdo punë e mirë bëhet e diskutuar dhe e rakorduar me ata që e duan më fort se gjithë të tjerët Kosovën.

OraNeës: Zoti ministër, ndoshta për të vijuar dhe për të marrë nga juj një përgjigjie më të qartë përsa i përket marrëdhenieve që Shqipëria ka me Greqinë. Në ditën e parë të Konferencës, Zoti Rama tha që përveç se me Turqinë dhe Italisë që i ka konsideruar me vite si partner strategjitk shtoj në listë edhe Greqinë. A është ky në bazë, ndoshta edhe në bazë të informacioneve të atij aset pune që ju përmëndët që është bërë gjatë këtij viti, a është ky një sinjal dhe një mesazh që ju keni që ju keni marrë nga pala greke, që jane shuar ato përplasje që bllokuan deri diku Shqipërinë dhjetorin e kaluar, dhe që nuk do të përsëriten në vjeshtën e ardhshme.

Në historinë e dy popujve, dy kombeve, e dy prej realiteteve më të vjetra në rajon , një individ nuk mund të prish një marrdhenie shum shekullore, dhe ne jemi pikërisht këtë fazë që vlersojmë maksimalisht fqinjët tanë që jane Greqia, Italia, Turqia, ivura në rend alfabetik. Nga ana tjetër i gjith angazhimi i punës është për shqiptarët në rajon dhe ky është fokusi i punës që do të kemi në rajonin e menjëhershem. Patjetër që të mos harrojmë sa shumë ka ndodhur dhe është bërë midis Shqipërisë dhe Greqisë, sa shumë ka ndodhur dhe është bërë midis dy vendeve tona¸me momente të veshtira dhe momente të mira, pa dyshim dy popujt janë shumë afër dhe do vazhdojnë të jenë shumë afër. Dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë neve padyshim e shohim edhe me mbështetjen e Greqise dhe kjo është një nga gjërat evidente dhe nuk ka përse ta përsëris në mënyrë të vazhduar.

TV MC: Zoti minister, në fakt paraardhësit tuaj në detyre kanë pasur një barrë të madhe për të zgjidhur një çështje që ndoshta është edhe më e debatuara edhe më e sforcuara: çështja bilaterale e limitimit të hapësirave detare. Sidomos ish-Ministri Bushati madje ishte shumë pranë një pakete me Greqinë, jo vetën për detin. Por un du tju pyes, pse nuk kemi një marrëveshje për detin me Greqinë që u premtua 2 vitë më përpara nga një homolog i juaj Nikos Dendias së bashku me Kryeminisztrin Edi Rama që do ta çonin në gjykatën e Hagës për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. Pra ku ka ngecur çështja e detit me Greqinë?

Siç e thashë edhe më parë kemi disa dosje që duhet të punojmë. Dhe është e vërtetë që punohet paralelisht ne të gjitha por duhet të maksimalizohet aty ku rrezultatet janë më konkrete dhe duhet të shtyjmë aty ku interesat janë më të mënjëherëshme. Gjëja më e rëndësishme në këtë hisori është në rradhë të parë identifikimi i datës për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Dhe kjo i hap rrugën Shqipërisë për tu bërë sa më shpëjt, sa më parë pjesë ë Bashkimit Europian, mos të harrojmë ndonëse në numrash teknik kapitujsh të hapur nuk jemi aty ku, për shëmbull Mali i Zi është ai që kryeson nga 6 vëndet e Ballkanit Perëndimor, por politiksisht jemi vëndi që jemi më praën, vëndi që ka konsensusin më të madh nga antarët për tu bërë sa më shpejt pjesë e unionit.

çdo treativë tjetër ka ecejaget e veta, janë institucione të shumta që janë të përfshira, përveç Ministrisë së Jashtme apo qeverisë por edhe shumë institucione të tjera të Republikës së Shqipërisë dhe të republikës Helene, të cilat e ndjekin, e monitorojnë dhe janë aktorë dhe faktor në këtë situatë që unë vet shpresoj që të jetë pjesë e një zgjidhjeje në momentin e duhur.

Report tv: Një pyetje tjetër, zoti Mininstër përsa i pësrket ligjit të luftës, është një dosjë tjetër shum e rëndësishme përsza i takon marrëdhenieves mes dy vëndeve. Në çfazë jane diskutimet, çfarë është diskutuar dhe a ka shenja pozitive nga pala Greke për sa kohë në fakt nga Shqipëria cilësohet si një partner staregjik, si miq të ngushtë, por me në fuqi ligjin e luftës? Edhe një pyetje tjetër më pas

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më një initiative të disa kolegëve të nderuar, i ka ofruar Shqipërisë dhe Greqisë një dokument që shtrin dorën për të filluar të mënduar këtë çështje të rrëndësishme. Mendoj që, rëndësia që këto dy vëndet tona kanë duhet të anashkalojë çdo pengesë edhe të shohim përpara në mënyrë që të jëmi sëbashku anëtarë të Bashkimit Europian pa hije të së shkuarës.

Dhe një tjetër çështje që do të ishte me interes i përket kandidaturës suaj në OSBE për Sekretar të Përgjithshëm?

E kam të vështire të flas për veten Kryeministri më ka dhënë një besim shumë të madh për një pozicion shum të rëndësishëm. Është një negociatë shumë delikate; është një negociatë që nuk përfundon me votim, por përfundon me një konsensus të plotë. Kështu që më lejoni që të mos ushtroj më presion kolegëve e mi që janë duke negociuar, dhe shpresoj që rezultati të jetë sa më i mirë për organizatën, jo për individin. Kushdo që do ta marrë atë vend, shpresoj që do t'i shërbejë Shqipërisë dhe 56 vendeve të tjera anëtare në mënyrën e duhur dhe më profesionale.

EuroneësAlbania: Zoti Ministër dy pyetje për dy problematika që i shikoj që janë kryesore në diplomacinë shqiptare; për integrimin europian dhe për diasporën. Për integrimin pyeti pak kolegu, por un doja të dija për atë paketën e ndihmave që ka propozuar Brukseli; Në çfarë fushash Shqipëria është duke propozuar projekte konkrete dhe në cilat shpresohet ndonjë rrezultat financiar këtë vit. Ndërsa dhe për diasporën; në mbështëtje të veprimeves humë pozitive drejt mbështetjeve të diasporës në politikën, qeverisjen, në gjith shtetin Shqiptar, a presim që të këmi një listë të të gjithë emigrantëve shqiptarë? çfarë hapash po ndërmerren për këtë? Faleminderit!

Më lër ta nis me të dytën. Pa dyshim, që ka qënë një angazhim i kahershëm i Qeverisë, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme apo të gjithë mekanizmave institucional që ne kemi, përfshirë këtu edhe Agjencinë për Diasporën. Në radhë të parë për të nisur me idnetifikimin e numrave të shqiptarëve kudo që janë është një proces i vështirë. është një proces i vështirë jo vetëm nga ana teknike por edhe nga fakti që shumë motra dhe vëllezër bashkë-atëdhetar nuk rregjistrohen. Dhe ne po përpiqemi edhe për një fushatë riregjistrimi. Ka pasur një proces angazhimi nëpërmjet e-albanian's ku numrat kanë qënë tepër modest. Por shum modest! Në mos gabohem kanë qënë rreth 8 mijë shqiptar që jane rregjistruar, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që ndoshta 8 mijë shqiptarë mund të kete një qytet në Francë, që nuk është një komunitet shum i madh. Pa thënë numrat në Itali, Gjermani, Greqi apo në Britaninë e Madhe. është e rëndësishme që në këtë proces të jemi të gjithë të vetëdijshëm nëse dëshirojmë që të kemi angazhim të diasporës, dhe vetë diaspora shumë e respektuar duhet ta maksimalizojë përpjekjen e saj për tu identifikuar ku është. Sepse në këtë mënyrë do të jemi të gjithë në gjëndje të kuptojmë se ku jetojnë realitetet e shqiptarëve se ku kemi mundësinë për të bërë më shumë, edhe patjetër për historitë e votimit edhe me radhë.

Nga ana tjetër kemi një angazhim shumë serioz edhe me diashporën shqiptare në përgjithësi. Me shqiptarët që sot mbajnë pashaporta apo kanë prejardhje nga ato trojë që nuk janë më pjesë e territorit të Shqipërisë, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi apo Serbisë jugore. Dhe kjo përpjekje dhe ky angazhim duhet të vazhdojë dhe të thellohet dhe kjo është arsyeja që ne po ridimensionojmë nga fillimi Agjencinë e Diasporës që është pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ti japim një dinamikë sa më të mirë dhe sa më të shpejtë gjith kësaj pune.

Për planin e rritjes është një mekanizëm shumë interesant që Komisioni Europian filloi ta propozonte dxhe ta testonte para 11 muajsh pikërisht në Tirana, gjatë Samitit të Berlinit, dhe ky mekanizëm pati pranimin solidar të të gjith vëndeve të Ballkanit Perëndimor por dh gjithashtu pati dhe mirësinë të të pranuarit nga anëtarët të Bashkimit Europian, sepse bëhet fjalë për para të Bashkimit Europian dhe janë 6 miliard euro që do të vijën në rajonin tonë. Jane para të cilat nuk do të jenë ndihmë, nuk do të jenë thasë orizi dhe thasë mjelli. Pra janë para të cilat do të ndihmojnë në reforma, do të ndihmojnë në institucione dhe shumë prej praktikave që ne i këmi të nevojshme për të ngrënë. Kryenegociatorja, Ministria e Shtetit, ka një paketë shumë ambicioze projektesh, të cilat me të vërtetë do të përbëjnë esencën e kualitetit të asaj që ne po ofrojmë.

Kjo paketë që Kryenegociatoria po i ofron Komisionit Europian i bindur që neve do të na rris maksimalisht standartin ja vetëm të shërbimeve që ofrojmë por dhe të nivelit të punës, angazhimit edhe përpjektjes së përditshme për të pasur një administratë serioze, ambicioze, që lufton korrupsionin, që është e përgjegjme për angazhimet që merr por edhe është në gjëndje që të japë.

Tu japë qytetarëve shërbime ose akses në ato të drejta që në një mënyre ose në një tjetër ato 33 vjet, ku më pak, ku më shum ne edhe kemi çaluar. Paketa që Kryenegociatoria ka bërë gati, unë ju sygjeroj ta takoni është vërtet impresionuse edhe do të bëjë një ndryshim që do të ndihet shumë shpejt.

SyriTV: Brukseli bllokoi fondet e IPARD2 pasi u vërtetuan abuzimët, pasi Olaf vërtetoi abuzimet me fondet për buqësinë. çfarë po bën diplomacia shqipëtare për ti zhbllokuar ato fonde, ose si mendoni të përfitoni sërish paratë e taksapaguesve europianë sa kohë i është vendosur Shqipërisë një sanksion i tillë për shkak të abuzimeve që u bënë në këtë rast ?

Komisioni Evropian tek vendet partnere nga partnerët më të besueshëm ka Shqipërinë dhe qeverinë e Shqipërisë. Komisioni Evropian këtë e ka njohur, e thotë dhe vazhdon ta ketë të qartë dhe ta këtë pjesë të axhendës së vet. Në të gjitha angazhimet, në të gjitha përpjektjet ne do të vazhdojmë që ti shërbëjmë mirë qytetarëve tanë, që ti shërbejmë mire njerëzve më të cilët jëmi të angazhuar, dhe të jemi partnerë të besushëm me të gjitha organizatat ndërkombëtare në të cilat jemi në marrëdhënie. Pjesa tjetër pastaj, është batutë fund vere.

Faleminderit!