Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A.

11/07/2024 | Press release | Distributed by Public on 11/07/2024 01:50

Ekonomia Detare në Shqipëri: Një sektor strategjik për vendin në perspektivën e Mesdheut

Ekonomia Detare në Shqipëri:

Një sektor strategjik për vendin në perspektivën e Mesdheut

07.11.2024

Ekonomia Detare në Shqipëri: Një sektor strategjik për vendin në perspektivën e Mesdheut titullohej aktiviteti i bashkëorganizuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA dhe Shoqëria SRM, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, e specializuar në kërkime në fushën ekonomike me fokus ekonominë detare dhe turizmin në të cilin u prezantua një studim unik mbi ekonominë detare. Aktivitetin e përshëndetën z. Alessandro D'Oria - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe SH.T z. Fabrizzio Bucci - Ambasador i Italisë në Shqipëri.

Studimi analizoi rolin e rëndësishëm të sektorit të ekonomisë detare duke sjellë një këndvështrim gjeostrategjik mbi mundësitë që i ofrohen Shqipërisë për të qenë një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e ekonomisë detare.

Prezantues të studimit: z. Massimo Deandreis - Drejtor i Përgjithshëm, SRM dhe z. Alessandro Panaro - Drejtor i Departamentit të Ekonomisë Detare dhe Energjisë, SRM.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me gjetjet e studimit dhe strategjitë e mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Përgjatë aktivitetit u organizua një panel me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm që operojnë në fushën e ekonomisë detare të cilët sollën perspektivën e biznesit/institucionit të tyre në këtë aktivitet duke e pasuruar kështu konferencën me kontributin e tyre të çmuar.

Pjesëmarrës në panel ishin:

  • Z. Alessandro Grillo, Drejtues i Divizionit të Korporatave & SME, Intesa Sanpaolo Bank Albania;
  • Z. Genc Mataj Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, PELIKAN SHPK;
  • Z. Ahmet Kastrati, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Shoqëria e Menaxhimit Koncesionar të Portit të Durrësit MBM;
  • Z. Donjet Zeneli, Drejtor i Departmentit të Financës, Autoriteti Portual Durrës.

Studimin e plotë e gjeni të publikuar më poshtë.