Ministry of Defence - Republic of Albania

06/30/2024 | Press release | Distributed by Public on 07/01/2024 05:15

Imazhet e para nga dronët bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë

Imazhet e para nga dronët bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë


e diel, 30 qershor 2024 10:08

Fotogaleria

Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët bayraktar.

Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi: "Krenarë të ndajmë sot imazhet e para nga dronët bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare", - shprehet ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.
Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të aleancës së NATO-s