BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo

10/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/26/2024 03:29

Guvernatori Ismaili merr pjesë në takimin plena...

26/10/2024

[Link]

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin plenar të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), së bashku me Guvernatorët nga 191 shtetet anëtare të FMN-së, që u mbajt në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC) është përgjegjës për këshillimin dhe raportimin ndaj Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, ndërsa ai menaxhon dhe formëson sistemin monetar dhe financiar ndërkombëtar. IMFC gjithashtu monitoron zhvillimet në likuiditetin global dhe transferimin e burimeve në vendet në zhvillim; shqyrton propozimet e Bordit Ekzekutiv për ndryshimin e Neneve të Marrëveshjes; trajton ngjarjet e shpalosura që mund të ndikojnë sistemin monetar dhe financiar global; dhe këshillon për çdo çështje tjetër që mund t'i referohet atij nga Bordi i Guvernatorëve.

Ky forum përveç tjerash mundëson edhe takime bilaterale me Guvernatorë nga e mbarë bota, ku shkëmbehen pikëpamje dhe ndërtohen partneritete në funksion të mandatit për stabilitetin financiar botëror të vendit.