10/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/26/2024 01:45
26/10/2024
[Link]Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Alfred Kammer.
Guvernatori Ismaili e ka njoftuar z. Kammer mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar, ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të BQK-së në kuadër të programeve me FMN si dhe asistencave teknike në zhvillim e sipër.
Diskutimi u fokusua në masat e ndërmarra nga BQK për të fuqizuar edhe më tej qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke përfshirë kapitalizimin e sektorit bankar, nismat e reja ligjore si dhe asistencat teknike përkatëse që pritet të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm në pajtim me objektivat e planit strategjik.
Të dy palët ri-theksuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të zbatim me sukses të objektivave dhe projekteve që kanë ndikim pozitiv drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe gjithë ekonominë e vendit.