10/25/2024 | Press release | Archived content
25.10.2024
Intesa Sanpaolo Bank Albania merr pjesë me 20 milionë euro në kredinë sindikale të lëshuar për Ayen As Energji Sh.a.
Transaksioni u miratua për rifinancimin e kredisë Ayen As Energji Sh.a me një shumë kredie prej 110 milionë euro.
Financimi është përdorur për ndërtimin e 3 HEC-eve të vendosura në lumenjtë Fani i Madh dhe Fani i Vogël me fuqi totale të instaluar prej 109 MW; të tre hidrocentralet janë tashmë funksionale.
Kompania është pjesë e Ayen Group: Ayen Enerji A.S (est. 1990) është një nga prodhuesit dhe tregtuesit kryesorë të energjisë elektrike në Turqi, i shquar në fushat e burimeve të rinovueshme të energjisë.
Ceremonia e nënshkrimit të financimit sindikal që iu dha nga katër banka që operojnë në Shqipëri për Ayen As Energji Sh.a. u organizua me pjesëmarrjen e të gjitha bankave.
Alessandro Grillo, Drejtor i Korporatave dhe SME-ve deklaroi:
Jemi vërtet krenarë që jemi një aktor me rol aktiv në financimin më të madh të sindikatës në favor të një kompanie private në Shqipëri. Nëpërmjet këtij transaksioni ne po rikonfirmojmë angazhimin e fortë të bankës sonë për të mbështetur iniciativat në prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe në përgjithësi në kuadrin ESG për rritjen e qëndrueshme të klientëve tanë dhe biznesit tonë.