Ministry of Defence - Republic of Albania

08/15/2024 | Press release | Distributed by Public on 08/15/2024 06:18

Strategjia për përballimin e zjarreve, ministri i Mbrojtjes takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe kreun e AKMC

Strategjia për përballimin e zjarreve, ministri i Mbrojtjes takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe kreun e AKMC


e enjte, 15 gusht 2024 14:14

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë diskutuar mbi strategjinë në vazhdimësi për t'i bërë ballë situatës delikate të zjarreve në vend. Jo vetëm angazhim i forcave ushtarake dhe atyre të AKMC në terren, por edhe koordinim më i mirë për ta bërë sa më efektive punën e tyre përkrah forcave zjarrëfikëse. Ky ishte fokusi i takimit që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu organizoi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Arben Kingji dhe drejtuesin e AKMC, Haki Çako. ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë diskutuar mbi strategjinë në vazhdimësi për t'i bërë ballë situatës delikate të zjarreve në vend. Jo vetëm angazhim i forcave ushtarave dhe atyre të AKMC në terren, por edhe koordinim më i mirë për ta bërë sa më efektive punën e tyre përkrah forcave zjarrëfikëse.

Ky ishte fokusi i takimit që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu organizoi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Arben Kingji dhe drejtuesin e AKMC, Haki Çako. ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se paralajmërimi i hershëm dhe reagimi i shpejtë jane çelësi i suksesit për ta përballuar këtë situatë.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, nënvizoi se në operacionet për shuarjen e zjarreve, në koordinim edhe me AKMC janë angazhuar 4600 trupa në terren, helikopteri "Cougar", ndërsa helikopteri shëndetësor është në gadishmëri të plotë. Po ashtu, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, janë ne dispozicion edhe helikopterët "Black Hawk" e Flotës Detare. gjeneral brigade Arben Kingji tha se janë marrë masat e plota logjistike për realizimin e misioneve për shuarjen e zjarreve, ndërsa Qendra e Bashkuar Operacionale është në dispozicion 24 orë. Ndërkohë kreu i AKMC, Haki Çako bëri një përmbledhje të situatës në terren duke shtuar se janë regjistruar 40 vatra zjarri në 24 orët e fundit, nga të cilat pjesa më e madhe janë menaxhuar me sukses. Problematike, sipas z.Çako, janë vatrat në terrene të thyera.

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC falenderoi stafin e Flotës Ajrore që ka parandaluar situata të rrezikshme për qytetarët. Sipas z. Çako, ndërhyrja e dy avionëve rumunë në Parkun e Prespës dha një rezultat pozitiv dhe tashmë zjarri në këtë zonë është nën kontroll dhe po shkojmë drejt izolimit të plotë.Në këtë takim u vendos që në vijim të informimit sa më të mirë dhe të plotë të publikut, AKMC çdo ditë në orët e para, duke nisur nga e premtja do të bëjë një përmbledhje rreth situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit dhe masave të marra.