10/26/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/26/2024 02:37
26/10/2024
[Link]Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili, gjatë qëndrimit në Washington D.C. po vazhdon të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve financiare botërore, ku në këtë rast janë takuar me u takuan me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankë Botërore (BB), znj. Xiaoqing Yu dhe Menaxherin për Vendin z. Massimiliano Paolucci.
Në fokus të takimit ishin diskutimet mbi zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BQK-së dhe BQK-së.
Tutje, takimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe avancimet e nevojshme drejt integrimit me Sistemin e Pagesave të Bashkimit Evropian, si qëllim përfundimtar.
Guvernatori Ismaili falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, duke mirëpritur konstatimin se mbështetja e BB-së ndaj BQK-në do të vazhdojë përmes asistencës teknike dhe përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale.