ProCredit Bank ShA

06/25/2024 | Press release | Distributed by Public on 06/25/2024 06:20

Paguaj me një Klikim përmes Google Pay™

Epoka moderne jo më kot po cilësohet si epoka e telefonit mobil të mençur. Përderisa një pajisje e tillë ka lehtësuar komunikimin, qasjen në informacion si dhe çdo aspekt tjetër të përditshmërisë, pse mos të lehtësojë dhe procesin e të paguarit?

Përmes partneritetit të ProCredit Bank me Google Pay, ti mund të shtosh të gjitha kartelat e tua në një vend dhe mund të paguash sa hap e mbyll sytë, direkt nga telefoni apo ora jote e mençur!

Mësoni si funksionon Google Pay, drejtpërdrejt nga banka e vetme që mbështet këtë shërbim në Kosovë.


Si të aktivizosh Google Pay?


Siç është gjithçka tjetër me Google Pay, edhe aktivizimi i aplikacionit dhe konfigurimi i pajisjes tënde Android për pagesa të lehta pa kontakt është proces jashtëzakonisht i thjeshtë. Mjafton të ndiqni hapat në vijim:

Hapi 1: Hap aplikacionin Google Wallet™. Si përdorues i pajisjeve Android, ti mund të gjesh Google Wallet në dyqanin Google Play (nëse veçse nuk e ke të shkarkuar në telefonin tënd).

Hapi 2: Me të hapur aplikacionin, do gjeni butonin 'Add to Wallet' në anën e djathtë të ekranit tuaj, përmes të cilit mund të shtoni kartelat e juaja debit apo credit të ProCredit-it në Google Wallet. Ju mund të ngarkoni një foto të MasterCard kartelës tënde apo të shtoni detajet e kartelës manualisht, dhe kartela jote tani bëhet digjitale!

Hapi 3: Për të u bërë funksional shërbimi i Google Pay është i nevojshëm dhe verifikimi i kartelës. Me të shtuar kartelën, ti do pranosh një pin në SMS në numrin të cilin e ke të regjistruar në profilin tënd në ProCredit, përmes të cilit mund të përfundosh verifikimin. Tani, Google Pay është në dispozicionin tënd!

Si të blesh me Google Pay?


Tani që keni rregulluar Google Pay, koha është të e përdorni!


Blerjet në dyqane


Mundimi teksa nxjerr paratë apo kartelën bankare nga siguria e kuletës tënde dhe sikleti i pritjes/ shkaktimit të radhës për njerëz të tjerë në dyqane apo qendra tregtare - këto janë brenga të së kaluarës.

Me Google Pay, ti mund të kryesh blerje apo pagesa vetëm duke afruar telefonin apo orën inteligjente tek terminali POS! Kur të jesh gati për të paguar, hap telefonin tënd, mbaje pranë lexuesit të POS dhe prisni konfirmimin. Vetëm sigurohu që terminali ka shenjat pranuese të cilat konfirmojnë se mbështeten pagesat pa kontakt dhe Google Pay, dhe brenda sekondash keni përfunduar procesin e pagesës!

Blerjet përmes internetit dhe aplikacioneve


Blerjet online janë padyshim procese të këndshme, deri tek hapi i fundit që është pagesa. Mundësitë për të gabuar numrat e kartelës apo detaje të tjera teksa i mbushni të dhënat e juaja janë të mëdha, dhe si të tilla, vetëm të harxhojnë kohë të vlefshme si dhe mund të qojnë deri tek transaksione të gabuara.

Me Google Pay, këtë proces e bën vetëm një herë! Me t'u shtuar kartelat e tua në Google Wallet, ti ke lirinë e të zgjidhurit Google Pay si mënyrën tënde të pagesës ose vetëm të shtypni butonin 'Pay with Google Pay' - dhe aq! Nuk ke nevojë të plotësosh formularët ose të ri-shkruash të dhënat e tua të pagesës për çdo herë që paguan online. Të gjitha i ke në Google Wallet, dhe Google Pay kryen pagesën për ty!

Ende më lehtë për ty me Google Pay!