Makedonski Telekom AD

10/31/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/31/2024 03:47

Makedonski Telekom vazhdon me punën e suksesshme dhe me rritje edhe në kuartalin e tretë të vitit 2024

Makedonski Telekom vazhdon me punën e suksesshme dhe me rritje edhe në kuartalin e tretë të vitit 2024

31.10.2024

Makedonski Telekom ka arritur rezultate solide financiare në nëntë muajt e parë të vitit 2024. Të ardhurat nga shitjet mbetën në rritje me 1.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ashtu si edhe të ardhurat operative, të cilat u rritën me 0.9 për qind. Fitimi neto u ul lehtësisht me 1 për qind, ashtu sikurse dhe fitimet operative para interesit, tatimit dhe amortizimit (EBIDTA) me 2.4 për qind. Investimet kapitale totale (CAPEX) në fund të nëntë muajve të parë të vitit 2024 arrijnë 1,114 milionë denarë.

Telekomi e ka rrjetin më të shpejtë celular dhe fiks dhe rrjetin më të mirë celular

Makedonski Telekom edhe një herë e fitoi çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë. Rezultatet për gjysmën e parë të vitit treguan shpejtësinë më të lartë të rrjetit celular dhe fiks si dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular. Investimet e vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjitë më të fundit e përforcojnë statusin e rrjetit më të mirë. Mbetemi lider në mbulimin optik dhe sot i kemi 339 mijë qasje në optikë, që është 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rrjeti ynë 5G vazhdon të zgjerohet dhe është i disponueshëm për 93 për qind të popullsisë në Maqedoni me shpejtësi gigabit pothuajse në të gjitha qytetet.

Liderë në përvojën abonuese superiore

Trendi i rritjes së numrit të përdoruesve vazhdon. Numri i përdoruesve të internetit ma shtrirje të gjerë është rritur për 3,8 për qind dhe arriti në 216,6 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i qasjeve në internet u rrit për 3,7 për qind. Në telefoninë fikse, mbetemi në pozitën udhëheqëse me pjesëmarrje në treg prej 62.5 për qind dhe 233 mijë përdorues. Në segmentin celular, pjesa e tregut është 47.9 për qind me një bazë të qëndrueshme prej 1.3 milionë përdoruesish.

Në tremujorin e tretë shënojmë edhe një vit të Magenta Moments, programi i parë digjital i shpërblimeve dhe përfitimeve për përdoruesit, i cili arriti në 230 mijë përdorues. Mbetemi numri 1 në Maqedoni sipas indeksit TRI*M për matjen e kënaqëshmërisë së përdoruesve, i cili është rezultat i përkushtimit tonë për të ofruar një përvojë superiore të përdoruesit dhe shumë më tepër sesa shërbime komunikimi për përdoruesit privatë dhe afaristë.

Liderë në tregun e TV-së me televizionin e ri MagentaTV

Për sa i përket tregut të TV-së, ne vazhdojmë të mbetemi në pozicionin e liderit me një pjesëmarrje prej 35.3 për qind të totalit të tregut televiziv. Në fund të nëntë muajve të parë, numri i përdoruesve të TV-së u rrit me 4.1 për qind, duke bërë që baza e përdoruesve të arrijë në 155.4 mijë. Televizioni i ri digjital - MagentaTV po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar për shkak të karakteristikave të avancuara dhe përvojës inovative televizive që ofron për përdoruesit.