11/06/2024 | Press release | Distributed by Public on 11/06/2024 09:25
Në mbledhjen e datës 6 nëntor 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 2.75%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 1.75% dhe 3.75%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:
Kjo rregullore e re vjen si rezultat i punës së Bankës së Shqipërisë në kuadër të angazhimit për hartimin dhe rishikimin e të gjithë kuadrit rregullativ mbi administrimin e rrezikut operacional, rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe të sigurisë, si dhe atij kibernetik për të gjitha subjektet që ajo mbikëqyr. Më konkretisht, kjo rregullore përcakton kërkesat dhe rregullat minimale dhe i dedikohet administrimit të rrezikut operacional për subjektet banka, institucione të pagesave dhe institucione të parasë elektronike. Rregullorja midis të tjerash, përcakton rolet dhe detyrat e organeve drejtuese dhe linjave të mbrojtjes, për administrimin e rrezikut operacional, si dhe hapat e mekanizmat e nevojshëm për identifikimin, vlerësimin, matjen, monitorimin, kontrollin, zbutjen dhe raportimin e këtij rreziku.
Hartimi i rregullores së re "Për administrimin e rrezikut operacional nga bankat, institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike", solli nevojën edhe të miratimit të disa ndryshimeve në rregulloren aktuale 3/2011 "Për administrimin e rrezikut operacional". Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve, kjo e fundit do të jetë e zbatueshme vetëm nga subjektet financiare jobanka dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Për këtë arsye, ndryshimet e miratuara konsistojnë në rishikimin dhe përshtatjen e kërkesave të rregullores me natyrën dhe kompleksitetin e veprimtarive që ushtrojnë këto subjekte.
Hartimi dhe rishikimi i kuadrit rregullativ për administrimin e rrezikut operacional nga subjektet e mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë (siç është sqaruar më lart), u shoqërua edhe me kërkesa të reja raportuese lidhur me treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe regjistrin e ngjarjeve të rrezikut operacional, duke reflektuar ndryshimet përkatëse në rregulloren 45/2009 "Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar".
Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e kritereve që duhen ndjekur për llogaritjen e çmimit të shitjeve të artikujve numizmatikë për shitje të Bankës së Shqipërisë.
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.