Ministry of Defence - Republic of Albania

08/25/2024 | Press release | Distributed by Public on 08/25/2024 02:11

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA


e diel, 25 gusht 2024 10:05

Fotogaleria

Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri më 1 janar 2025.

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit z. Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.

Fondet e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimin tonë. Ky arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës.



Integrimi i Arkivit Qendror të FA në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi e mirë për të përmirësuar aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen edhe më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë vijon puna për përpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare, pranë kompleksit arkivor, me kushte bashkëkohore për 100 vitet e ardhshme.