Ministry of Defence - Republic of Albania

11/18/2024 | Press release | Distributed by Public on 11/18/2024 14:11

Akademia e Forcave të Armatosura hap Vitin e ri Akademik për master në Mbrojtje dhe Siguri

Akademia e Forcave të Armatosura hap Vitin e ri Akademik për master në Mbrojtje dhe Siguri


e hënë, 18 nëntor 2024 21:08

Akademia e Forcave të Armatosura ka çelur zyrtarisht Vitin e ri Akademik për programet e ciklit të dytë master, duke mirëpritur 74 studentë të rinj.

Këtë vit, Akademia ofron tre programe të specializuara:

1. Master Profesional në Siguri Kibernetike në fushën e Mbrojtjes, që përgatit ekspertë për mbrojtjen e sistemeve digjitale dhe përballimin e kërcënimeve kibernetike.

2. Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale në fushën e Mbrojtjes, i fokusuar në zgjidhjet teknologjike për sfidat moderne të mbrojtjes.

3. Master Shkencor në Siguri dhe Politikë Ndërkombëtare, që zhvillon aftësi për analizën dhe menaxhimin e çështjeve komplekse të sigurisë globale.

Programet e reja pasqyrojnë angazhimin e akademisë për t'u përshtatur me sfidat bashkëkohore dhe për të ofruar arsimim cilësor që kontribuon në forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe ndërkombëtare. Me një staf akademik të përkushtuar dhe një numër të konsiderueshëm studentësh, ky vit akademik premton përparim të mëtejshëm profesional dhe shkencor.