Ministry of Defence - Republic of Albania

09/25/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/25/2024 06:54

Stafi pedagogjik i Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, mundësi bashkëpunimi për shtimin e specialistëve të FAj

Stafi pedagogjik i Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, mundësi bashkëpunimi për shtimin e specialistëve të FAj


e mërkurë, 25 shtator 2024 14:53

Baza Ajrore Kuçovë priti në një vizitë mësimore stafin pedagogjik të Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjatë kësaj vizite në nisje edhe të vitit të ri akademik, ata u njohën me kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të bazës, në një kohë që Forca Ajrore është në një proces kompletimi me mjete ajrore, në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale të saj si edhe trajnimit teorik dhe praktik të pilotëve të ardhshëm.

Në përmbushje të procesit të arsimimit profesional, kjo vizitë shihet me interes të përbashkët, në funksion të plotësimit të Forcës Ajrore me burime njerëzore, sipas specialiteteve të kërkuara.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua dhe një demonstrim stërvitor me dy helikopterët Black Hawk dhe Cougar si dhe u bë një prezantim i avionëve pa pilot UAV.